E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipoje/ Do te prishen 165 ndertime pa leje

165 ndertime pa leje në plazhin e Velipojës do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar Ndërtimor për t’i dhënë mundësi zbatimit të masterplanit në territorin e plazhit. Prishja e tyre ka filluar sot në bazë të një liste të hartuar nga Këshilli i Komunës së Velipojës, ndërkohë që përfundimi i aksionit pritet të mbyllet deri në javën e fundit të muajit dhjetor.

Sipas kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, administrata e drejtuar prej tij po bën të mundur zbatimin e materplanit të hartuar per kete qellim. Përqëndrimi kryesor fillimisht është fokusuar në pjesen e brezit ranor, ku të gjitha ndërtimet në atë zonë do të rrafshohen për t’i dhënë mundësi ndërtimit të një rruge pedonale ne sherbim te pushuesve.

Prishja e 165 ndërtimeve pa leje ka të bëjë edhe me ndërtimin e akseve rrugore komunikuese brenda territorit të plazhit, ku projekti i msterplanit parashikon hapjen e rrugeve të reja dhe në disa raste edhe zgjerimin e atyre ekzistuese, që lidhen me aksin rrugor kryesor të komunës me destinacion pjesen e territorit të plazhit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›