Provimet e vjeshtës, ekonomiku shpall datat për sistemin e ditës dhe atë të pjesshëm
Për studentët e ditës do të ketë vetëm katër ditë kohë për provimet e vjeshtës
Jonida Tashi
Fakulteti Ekonomik në Tiranë shpall datat e provimeve për sezonin e vjeshtës, për studentët e ditës si dhe për ata me kohë të pjesshme. Megjithëse studentët e këtij fakulteti sapo janë larguar nga auditorët e tij për pushimet verore drejtuesit e tij, këtë vit kanë vendosur t’i paracaktojnë datat më herët se vitet e tjera, për të evituar atë fenomen që vjet bëri jo pak zhurmë te Ekonomiku. Bëhet fjalë për “vjeshtën e vogël”, që mjaft studentë të Ekonomikut e kërkuan me ngulm vitin e kaluar, ndërkohë që drejtuesit nuk lëshonin “pe”, pasi sipas këtyre të fundit, studentët kishin hyrë njëherë në sezonin e vjeshtës dhe s’kishte pse të kishte një sezon të dytë. Pikërisht për t’i paraprirë këtyre zhvillimeve, drejtuesit e Fakultetit Ekonomik kanë publikuar datat e vjeshtës, për të gjithë studentët që kanë provime të mbartura ose të pamarra gjatë sezonit të verës, në mënyrë që secili prej tyre të përgatitet për të hyrë në provim në datat e vendosura.
Datat
Provimet e vjeshtës për studentët që ndjekin studimet me sistemin e plotë (të ditës) në Fakultetin Ekonomik, do të nisin në datën 11 shtator për të përfunduar në datën 14 të po këtij muaji. Për rrjedhojë, studentët e të gjitha viteve do të kenë vetëm katër ditë kohë në dispozicion për të shlyer detyrimet me fakultetin, si dhe për fatin e tyre të keq, kush ka më shumë se një provim të ngelur do t’i duhet që brenda një dite të japë më shumë se një lëndë. Kufizimi i datave për sezonin e vjeshtës ka bërë që drejtuesit e Ekonomikut të caktojnë më shumë se 10 provime të ndryshme në një datë të vetme. Ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me studentët që vijojnë studimet me kohë të pjesshme, pranë Ekonomikut, për të cilët, drejtuesit janë treguar më liberalë duke i caktuar më shumë se dyfishin e kohës krahasuar me ata të ditës për dhënien e provimeve. Madje jo vetëm kaq, por për këta studentë edhe ditët e provimeve nuk do të jenë aq të ngjeshura me provime. Për studentët e sistemit të pjesshëm sezoni i provimeve të vjeshtës do të nis në datën 6 shtator dhe do të mbyllet në datën 14.
Rregullat
Në rregulloren e Universitetit të Tiranës janë përcaktuar të gjitha kriteret për riprovimet dhe mbartjen e tyre. Studenti i sistemit me shkëputje nga puna ka të drejtë të hyjë në sesionin e vjeshtës (sesioni i riprovimeve) kur ka jo më shumë se katër detyrime mësimore të pashlyera. Në këtë numër përfshihen dhe detyrimet e mbartura. Nëse detyrimet e mbartura nuk shlyhen, studenti shpallet përsëritës për vitin mësimor që ndjek. Studenti bursist humbet të drejtën e bursës për vitin që përsërit. Studenti në sistemin me shkëputje nga puna shpallet përsëritës kur mbas përfundimit të sesionit të vjeshtës, mbetet në më shumë se dy provime. Në çdo vit mësimor studenti ka të drejtë të mbartë deri dy provime dhe të provohet për to deri në dy herë në vitin pasardhës. Herën e parë, para sesionit të provimeve të dimrit, në kohën e përcaktuar në strukturën e vitit mësimor. Ndërsa herën e dytë, lejohet vetëm në sesionin e riprovimeve. Studenti në sistemin pa shkëputje nga puna është i detyruar që, në vitin pasardhës, të shlyejë paraprakisht detyrimet e mbetura. Mbas kësaj, atij i lind e drejta të shlyejë detyrimet e kursit që ndjek. Studenti i vitit të fundit që, në përfundim të provimeve të kursit, rezulton me deri tre provime të palikuiduara, ka të drejtë t’i likuidojë ato në një periudhë të caktuar nga Dekanati, përpara sesionit të provimit të shtetit. Studenti që shlyen këto detyrime, lejohet të hyjë në provimin e formimit ose në mbrojtjen e diplomës. Në rast të kundërt, i lind e drejta e shlyerjes së këtyre detyrimeve në sesionin e riprovimeve (të vjeshtës), ndërsa diplomimi bëhet në sesionin e dimrit. Studentët e vitit të fundit, që në përfundim të sesionit të verës rezultojnë me më shumë se tre provime të pashlyera, konsiderohen përsëritës për atë vit shkollor. Në çdo fund sesioni, Dekanati i fakultetit shpall studentët përsëritës dhe ata të përjashtuar.
Sezoni i vjeshtës, datat e provimeve për sistemin part-time, dega Biznes
Data ora Dega Biznes
E shtunë 6
8.00
11.00 Menaxhim projekti
14.00 Biznes ndërkombëtar
E drejtë biznesi
17.00 Baza finance, Etikë biznesi
E diel 7
8.00 Informatikë
11.00 Menaxhim operacionesh
14.00 Marrje vendimesh
17.00 Parimet e kontabilitetit
E hënë 8
8.00 Sipërmarrja dhe Menaxhimi Biznesi të vogël
11.00 Qeverisje korporatash
14.00 Organizim sistemit të shpërblimit
17.00 Menaxhim biznesi
E martë 9
8.00 Makroekonomi
11.00
14.00 Sjellje konsumatore
17.00 Matematikë e zbatuar
E mërkurë 10
8.00 Matematikë e përgjithshme
11.00 Sisteme informacioni
14.00
17.00 Investime
E enjte 11
8.00
11.00
14.00 Etikë dhe komunikim
17.00 Statistikë
E premte 12
8.00 Menaxhim strategjik
11.00 Sjellje organizative
14.00 Drejtim marketingu
17.00 Hyrje në marketing
E shtunë 13
8.00 Kontabilitet financiar
11.00 Hyrje në ekonomi
14.00 Financë publike
17.00 Drejtim financiar
E diel 14
8.00 DBNj
11.00 Kontabilitet kosto drejtimi
14.00 Mikroekonomi
17.00 Komunikim në biznes
Sezoni i vjeshtës, datat e provimeve për sistemin part-time, dega Financë
Data Ora Dega Financë
Shtunë 6
8.00
11.00 Teknikë bankare
14.00 Baza finance
Organizimi i sistemit kontabël
17.00 Drejtim portofoli, E drejtë biznesi
E diel 7
8.00 Informatikë
11.00 Menaxhim operacionesh
14.00 Parimet e kontabilitetit
17.00 Taksim
E hënë 8
8.00
11.00
14.00
17.00 Menaxhim biznesi
E martë 9
8.00 Makroekonomi
11.00
14.00 Tregje dhe institucione financiare
17.00 Matematikë financiare
E mërkurë 10
8.00 Matematikë e përgjithshme
11.00 Kompjuterizim
14.00
17.00 Investime
E enjte 11
8.00
11.00
14.00 Kontabilitet publik
17.00 Statistikë
E premte 12
8.00 Menaxhim strategjik
11.00 Paraja dhe banka
14.00 Drejtim marketingu
17.00 Hyrje në marketing
E shtunë 13
8.00 Kontabilitet financiar
11.00 Hyrje në ekonomi
14.00 Financë publike DFN
17.00 Drejtim financiar
E diel 14
8.00 DBNj
Analizë financiare
11.00 Kontabilitet kosto
14.00 Mikroekonomi
Tregje dhe institucione
17.00 Komunikim në biznes
Kontabilitet drejtimi
Datat e provimeve të vjeshtës, për studimet me kohë të plotë
14.00 Mikroekonomi, Para dhe banka, Mikro 2
E premte 11 8.00 Matematikë e zbatuar, Matematikë 2
11.00 Kontabilitet financiar, Demografi
14.00 Etikë e komunik, Etikë biznes, Org territor Kërk marketing, Kontab Publik, Kontab bankar, Mikro zb
E shtunë 12 8.00 Gjuhë e huaj, Shkrim akademik, E drejtë biznesi
11.00 Ekonomiks pune, Financa publike, Organizim sistem kontabël
14.00 Drejtim Marketingu, Strukturë të dhënash
E dielë 13 8.00 Baza Finance. Programim
11.00 Drejtim Financiar, Ek sektori publik, Progr në internet
14.00 Biznes ndërkomb, E drejtë admin, Sjell konsum, DFN, Ekonom financiar, Proj analiz bazë dhëna
E hënë 14 8.00 Investime, Org Sisteme kompjutera
11.00 Manaxhim strategjik, Sistem Shfrytëz, Histori Ekonomie
14.00 Market. ndërkombëtar, Drejtim Portofoli, Makro zb, Analizë e serive kohore
Viti i ri akademik
Universiteti i Elbasanit hap konkursin për 20 pedagogë të rinj
Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka hapur procesin e aplikimeve për pranimin e 20-të pedagogëve të rinj. Më të preferuar për tu përzgjedhur do të jenë studentët që kanë përfunduar studimet e larta në vende të ndryshme të Evropës. Rektori i këtij universiteti, Liman Varoshi shprehet se vitin e kaluar rektorati krijoi një përvojë për rekrutimin e këtyre pedagogëve, i cili rezultoi i suksesshëm. Sipas tij, rektorati standardizoi një proces të tillë konform përvojave bashkëkohore që ofrojnë universitetet e Evropës, por edhe të vendit tonë. “Përmes këtij procesi rekrutimi kemi bërë shumë kujdes që në universitet të rekrutohen të gjithë ata asistentë pedagogë që gëzojnë një integritet të plotë moral, qytetar, dhe intelektual. Minimumi, kandidatët që ofrohen në këtë universitet duhet të kenë përfunduar masterin e nivelit të dytë, dhe jo vetëm kaq, por të jenë të regjistruar edhe në procesin e doktoraturës”,- sqaron Varoshi. Sipas tij, me të gjithë të rekrutuarit rishtazi, rektorati harton një kontratë një vjeçare ku në fund të kësaj kontrate shihet realizimi i kritereve të kontratës. Në vitin e ri akademik 2009-2010, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, për herë të parë në auditorë do të ulen rreth 2140 studentë. Universiteti përbëhet nga katër fakultete dhe 22 degë ku do të ndiqen studimet në vitin e ri akademik.
21 Korrik 2009