Viti i ri shkollor, zbardhet skema e shpërndarjes dhe shitjes së teksteve shkollore
Nxënësit e vitit të parë gjimnaz do e nisin shkollën me libra mangët
Jonida Tashi
Nxënësit e vitit të parë gjimnaz do ta nisin vitin shkollor me disa tekste mangët. Bëhet fjalë për tekstet: “Letërsi”, “Guidë Turistike”, “Fotografi dhe Fotoshop”, “Njeriu dhe Ndryshimet Klimaterike” dhe “TIK i avancuar”. Sipas afateve të vendosura nga Komisioni i Miratimit të Teksteve Shkollore, këto tekste do të fillojnë të shpërndahen duke filluar nga data 25-30 shtator 2009.
Por, përpara se prindërit t’u drejtohen librarive për të marrë librat e fëmijëve, së pari, duhet të shikojnë në listën e afishuar pranë shkollës përkatëse të fëmijëve të tyre, tekstet për secilën klasë dhe shtëpinë botuese që ka bërë shtypjen e tyre. Çdo shkollë ka përzgjedhur tekste të ndryshme alternative në varësi të kritereve që mësuesit kanë parë si më prioritare. Më pas, me këto të dhëna të marra nga shkolla për librat, bëhet blerja e tyre në librari. Librat për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme do të shpërndahen në shkollat përkatëse, por edhe në libraritë pranë tyre. Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në blerjen e teksteve shkollore për të mos rënë pre e abuzimeve. Ata nuk duhet t’i blejnë librat e fëmijëve tek shitësit ambulantë, të cilët i tregtojnë me një çmim shumë herë më të lartë. Për rrjedhojë ata jo vetëm që do t’i blejnë librat më shtrenjtë, por nuk do të jenë as pjesë e skemës së subvencionimit.
Ndryshimet
Në paketën informuese “Altertekst 2009”, miratuar me urdhrin e ministrit të Arsimit, Fatos Beja, Nr.36, datë 24.02.2009, “Për miratimin e paketës informuese Altertekst 2009”, janë bërë disa bërë shtesa dhe ndryshime. Sipas këtyre ndryshimeve, tekstet e klasës së 10-të: “Gjuhë angleze”, “Gjuhë angleze për fillestarët”, “Gjuhë frënge”, “Gjuhë frënge për fillestarët”, “Gjuhë italiane”, “Gjuhë italiane për fillestarët”, “Gjuhë gjermane për fillestarët”, “Gjuhë spanjolle për fillestarët”, duhet të jenë detyrimisht botime të huaja. Për këto tekste mund të konkurrojnë shtëpi botuese, distributorë shqiptarë ose të huaj. Shtëpia botuese konkurruese/distributori shqiptar, përveç dokumentacionit të përcaktuar të kualifikimit (pjesë e paketës informuese “Altertekst 2009”), duhet të dorëzojë edhe kontratën me shtëpinë botuese të huaj, e cila ka dhënë të drejtën e botimit (e cila shoqërohet me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe), ndërsa distributori duhet të paraqesë të drejtën e dhënë nga shtëpia botuese e huaj, nëpërmjet të cilës ai mund të sigurojë furnizimin e shkollave shqiptare me tekstin përkatës (e cila shoqërohet me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe). Vetëm tekstet “Gjuhë Angleze e avancuar” dhe “Gjuhë Franceze e avancuar”, do të jenë tekste të kurrikulës bazë, ndërsa tekstet e tjera do të jenë janë lëndë, ose module me zgjedhje të lirë, ose të detyruar. Ndërsa përsa i përket shpërndarjes së teksteve shkollore, këtë vit ata do të fillojnë të dërgohen në librari ose shkolla në ditët e fundit të muajit gusht. Drejtoritë arsimore në rrethe dhe zyra arsimore (DAR/ZA-t) duhet të blejnë drejtpërdrejt nga shtëpitë botuese tekstet shkollore, të cilat do t’u shërbejnë shkollave për përzgjedhje. Këto tekste blihen me fondet e buxhetit të shtetit dhe ruhen në bibliotekën e shkollës, si pronë e saj. Shtëpitë botuese i shesin tekstet e certifikuara në mjedise shkollore. Në qytete, të cilat kanë librari, shitja e teksteve mund të bëhet edhe në librari. Drejtoritë e shkollave detyrohen t’u ofrojnë mjedise shtëpive botuese për shitjen e teksteve. Tekstet për shkollat e pakicave kombëtare dhe të arsimit profesional shiten në shkolla, sipas porosive të tyre.
Çmimi i shitjes
Çmimi i shitjes duhet të jetë jo më i lartë sesa çmimi, me të cilin janë paraqitur për miratim tekstet e certifikuara.
Librashitësit, të cilët, i shesin tekstet shkollore me lekë në dorë, duhet t’i lëshojnë blerësit dokumentin e shitjes ose faturën e kasës fiskale, sipas modeleve të caktuara nga Ministria e Financave. Në rastin e teksteve për shkollat e pakicave kombëtare dhe të arsimit profesional, shitja bëhet përkundrejt faturave. Faturat paguhen me pjesën e kontributit të nxënësit dhe subvencionin e caktuar për të, përmes llogarive buxhetore të DAR/ZA-ve ose vetë shkollës, kur ka llogari të tillë. Për këtë, shkollat dërgojnë dokumentacionin e plotë në DAR/ZA-n përkatëse. Pas plotësimit të kërkesave të shkollës, shtëpitë botuese mund t’i shesin këto tekste edhe në librari. Ministria e Arsimit nuk e subvencionon blerësin në shitjen e lirë të këtyre teksteve. Tekstet duhet të jenë të pajisura me pullën me hologramë, të certifikimit, të Ministrisë së Arsimit. Pulla me hologramë u shpërndahet botuesve nga Ministria e Arsimit, kundrejt pagesës. Tekstet, që tregtohen pa këtë pullë, i nënshtrohen procesit të konfiskimit, në përputhje me ligjin në fuqi. Në rastet e subvencionimit të teksteve shkollore, Ministria e Arsimit, fondet, e miratuara për këtë qëllim, ia jep blerësit, si kompensim për blerjen e teksteve, ose i vë në dispozicion të tij, për t’i përdorur për këtë qëllim.
Afatet e shpërndarjes për tekstet e gjuhëve të huaja
Grafiku i afateve të furnizimit të shkollave me tekstet: “Gjuhë angleze”, “Gjuhë angleze për fillestarët”, “Gjuhë frënge”, “Gjuhë frënge për fillestarët”, “Gjuhë italiane”, “Gjuhë italiane për fillestarët”, “Gjuhë gjermane për fillestarët”, “Gjuhë spanjolle për fillestarët”, është si vijon:
Dorëzimi i teksteve deri në 1 gusht 2009
Vlerësimi dhe miratimi i teksteve 3–7 gusht 2009
Lidhja e kontratave 8-9 gusht 2009
Përzgjedhja dhe porosia nga shkollat 12-15 gusht 2009
(kur ka më shumë se një tekst)
Shpërndarja 25-30 gusht 2009
Afatet e shpërndarjes së teksteve për klasën e 10-të
Grafiku i afateve të furnizimit të shkollave me tekstet: “Letërsi”, “Guidë Turistike”, “Fotografi dhe Fotoshop”, “Njeriu dhe Ndryshimet Klimaterike” dhe “TIK i avancuar” për klasën e 10-të gjimnaz është si më poshtë:
Dorëzimi i teksteve deri në 1 shtator 2009
Vlerësimi dhe miratimi i teksteve 3–7 shtator 2009
Lidhja e kontratave 8-9 shtator 2009
Përzgjedhja dhe porosia nga shkollat 12-15 shator 2009
Shpërndarja 25-30 shtator 2009
21 Korrik 2009