E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, eksploziv ne nje pallat, nuk ka viktima

Mbremjen e djeshme nje sasi eksplozivi ka shperthyer ne shkallet e nje pallati ne lagjen "22 Tetori" ne qender te qytetit te Beratit.

Policia qe shkoi ne vendngjarje zbuloi se lenda shperthyese ishte vendosur qellimisht ne deren e jashtme te baneses se shtetasit, Gezim Ago.

Ne kohen e shperthimit ne banese ndodheshin kater persona nje prej te cileve sapo ishte kthyer nga Italia per te kaluar festen e fundvitit prane familjes. Policia ka marre ne pyetje familjaret si dhe ka shoqeruar disa persona si te dyshuar te mundshem. Nje nga pistat e policise eshte konflikti i ndonje prej banoreve me persona te tjere.

Hetimet paraprake kane dale ne konkluzionin se sasia e vogel e tritolit qe shpertheu duket te jete nje paralajmerim nga ana e atentatoreve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›