E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, i vihet tritoli banesës së një qytetari

Persona ende të pa indetifikuar nga policia kanë vendosur një sasi tritoli në pragun e derës të familjes Ago, të cilët banonin në katin e tretë të pallatit 57 që ndodhet në qendër të qyteti. Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar në njerëz. 

BERAT- Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në hyrje të shtëpisë së shtetasit Gëzim Ago në qytetin e Beratit. Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëmtime të vogla materjale. 
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në banesën e Gëzim Agos,i cili është banor i lagjes "22 tetori” në qendër të qytetit.
Persona ende të pa indetifikuar nga policia kanë vendosur një sasi tritoli në pragun e derës të familjes Ago, të cilët banonin në katin e tretë të pallatit 57 që ndodhet në qendër të qyteti.
Sasia e tritolit që është ende e pa saktësuar nga policia, ka dëmtuar portën hyrëse të banesës si dhe ka thyer disa nga xhamat e pallatit ku ka ndodhur shpërthimi. Sipas burimeve të afrëta familjare në banesë në momentin e shpërthimit ndodheshin dy vajzat, njëra prej të cilave e ardhur nga Italia për të kaluar pushimet vetëm 7 orë para shpërthimit si dhe dy prindërit e saj.
Forcat blu kanë bllokuar menjëherë hyrjet e daljet e qytetit duke vendosur grupet e kontrollit të mjeteve lëvizëse si dhe kanë marë në pyetje familjarët dhe banorët e tjerë që janë bërë dëshmitare okular të këtij shpërthimi. Sipas policisë për momentin ngjarja është shumë e erret dhe nuk ka asnjë të dyshuar për venien e tritolit.

(e.n /News 24 / Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›