Kukës, akulli shton rrezikun nëdisa akse rrugore
Ndonëse nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, akulli i pranishëm në të gjitha akset e zonës ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Temperaturat mjaft të ulta jane shenuar deri në minus 9 gradë. Me veshtiresi mbahet hapur aksi Kukes-Morine
KUKËS-Temperaturat mjaft të ulta, deri në minus 9 gradë që kanë përfshirë qarkun e Kukësit në veri-lindje të vendit kanë vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në akset rrugore.
Ndonëse nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, akulli i pranishëm në të gjitha akset e zonës ka vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Burime nga Prefektuara e Kukësit bejne te ditur se vështirësitë më të mëdha janë në akset rrugore që lidhin komunat e Zapodit, Arrnit e Grykë Çajës me qytetin e Kukësit, ku si pasojë e trashësisë së akullit ka edhe bllokime të herë pas hershme të rrugës.
Ndërkohë, megjithë të ftohtin e madh është mbajtur i hapur gjatë gjithë kohës aksi rrugor Morin - Kukës - Qafë Shllak që lidh Kosovën me pjesën tjetër të vendit. Në këtë segment vazhdon të hidhet kripë e skorje me dy mjete të Drejtorisë Rajonale të Mirëmbajtjes së Rrugëve, veçanërisht në segmentet ku trashësia e akullit krijon vështirësi për lëvizjen e mjeteve.
Gjithashtu, në këtë aks rrugor janë dyfishuar dhe postoblloqet e policisë, të cilat nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve pa zinxhir e me shpejtësi të madhe, Kjo ka sjellë që deri tani të mos shënohet asnjë aksident, ndonëse fluksi i lëvizjes më mjeteve ka qenë mjaft i madh.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Morinit që lidh Shqipërinë me Kosovën kanë lëvizur rreth 1200 persona dhe 350-400 mjete.
(d.b/BalkanWeb)