Fier, makina përplas për vdekje 75 vjecarin
FIER- Shpejtësia tej normve te lejuara ka shkaktuar diten e djeshme nje aksident me pasojë vdekjen e 75 vjecarit, Adil Reshlani nga qyteti i Fierit. Aksidenti ka ndodhur në fashtin Topojë, kur automjeti me targa të huaja, e drejtuar nga një 16 vjecar ka përplasur motorrin me të cilin udhëtontë 75 vjecari, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mburritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të ditur se drejtuesi i mjetit ishte duke ecur me shpejtësi të madhe në momentin e përplasjes.
Ndërkohë mësohet se i riu është shoqëruar për në komisariatin e policisë së Fierit.
Gjatë aksidentit janë plagosur lehtë edhe dy personat të cilët po udhëtonin me makinën e aksidentuar.Mësohet se viktima ishte duke shkuar për gjah me motorrin e tij ,por nuk ka mundur të kalojë në anën tjetër të rrugës, pasi është marrë përpara nga automjeti i cili ishte me shpejtësi të lartë duke bërë të pamundur frenimin nga ana e drejtuesit.
(e.n/News24/Balkanweb )