Vlore, te moshuarit e Gjormit ne ilegalitet

Shume kultivues jane kapur dhe denuar. Por ne mes te numrit te madh te atyre qe vuajne denimet apo jane shpallur ne kerkim ka edhe gra te moshuara.
Rruga qe te con ne fshatin Gjorm te Vlores eshte e gjate dhe e shkaterruar. Kjo ka bere qe policia te shkoje rralle atje per kontrolle por ne ato pak raste qe ka shkuar ka gjetur toka te mbjella me hashash.
Per pasoje 11 burra dhe 10 gra jane denuar me disa vite burg. Shumica dermuese jane ne moshe te madhe dhe disa jetojne te fshehura megjithe peshen e madhe te viteve mbi supe.
Kryeplaku i fshatit ben te mundur takimin me grate e denuara, pasi ato i shmangen perballjes me te huaj. Lala Ajazi, njera prej tyre, jeton e fshehur per shkak se eshte denuar me dy vjet burg ne mungese.
Edhe Liri Halili banore e ketij fshati ka zgjedhur jeten ilegale qe t'i shpetoje denimit per nje krim te cilin mbase ajo e ka marre persiper per te shpetuar dike tjeter.
Ne kete fshat ka edhe shume gra te moshuara burrat e te cilave po kalojne vitet e fundit te jetes se tyre neper burgje. Edhe ato kerkojne falje.
Kryeplaku i fshatit thote se kjo situate eshte bere problematike. Edhe ata pak banore te moshuar qe kane mbetur po jetojne me friken e burgut.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code