Berat, falsifikuan dokumentat, 27 vjet burg 3 autorëve
Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 27 vjet burg për tre të akuzuar për fallsifikim dhe mashtrim dokumentash, të një sipërfaqe toke, ku janë ndërtuar dy pallate, por që blerësve nuk u njihen apartamentet.
BERAT- Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me 27 vjet burg për tre të akuzuar për fallsifikim dhe mashtrim dokumentash, të një sipërfaqe toke, ku janë ndërtuar dy pallate, por që blerësve nuk u njihen apartamentet. Organi i akuzës i ka kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat, deklarimin fajtor për Luan Qyrkun dhe bashkëpunëtorëve të tij, Idajet Vrijonin e Hatixhe Lidën. Është kërkuar dënimi me 14 vjet heqje lirie për Qyrkun, 12 vjet heqje lirie për Vrijonin dhe 1 vit burg dhe gjobë prej 600 mijë lekësh të vjetra për Lidën.
Pallatet nisën të ndërtoheshin në fund të vitit 1996, por trazirat e vitit 1997 bënë që pronarët legjitim të tokës të largoheshin nga qyteti i Beratit.
Në fund të vitit 1998, Luan Qyku, nga qyteti i Fierit duke fallcifikuar dokumentat e pronësisë së tokës paraqitet në këtë qytet si pronari i ri dhe arrin të shesë 15 banesa në dy pallatet ende të papërfunduara plotësisht, por banorët nuk u pajisën kurrë me dokumentat përkatëse për pronën e tyre.
(e.n/News24/balkanweb)