Berat, fluks fëmijëshnë Pediatri, mjekëtapel për kujdes
BERAT- Mjekët e Pediatrisë në qytetin e Beratit japin alarmin në këto ditë të nxehta për shtrimin cdo ditë në Urgjencë të dhjetëra fëmijëve në gjendje të rënduar nga virozat e stinës por edhe nga helmimet prej ushqimeve të pakontrolluara.
Cdo ditë në Urgjencën e Pediatrisë shfaqen rreth 50 fëmijë ndërkohë që shtrimet shkojnë deri në 30 cdo ditë.
“Janë paraqitur shumë fëmijë këto ditë . Fluksi duket se është rritur nga emigrantët të cilët nuk i përshtaten dot shumë mirë ushqimeve tona. Edhe nga plazhi na vijnë shpesh fëmijë me crregullime të aparatit tretës, me të vjella, me diarre.” shprehen mjekët.
Temperaturë të lartë, këputje trupore, te vjella dhe diarre. Këto janë disa nga simptomat e dhjetëra fëmijëve që po dynden cdo ditë në Pediatrinë e Spitalit të Beratit. Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë fëmijët dhe të shmangin daljen e tyre gjatë orëve të nxehta të ditës.
(e.n/news24/BalkanWeb)