Vlorë, banorëtbllokojnë sërish rrugënradhë kilometrike
VLORE-
Banorët bllokojnë sërish aksin Vlorë-Sarandë
Ora 17:30- Pas protestave në aksin Vlorë-Sarandë policia ka shoqëruar në polici disa të rinj. Ky ka qënë shkaku që banorët e Dukatit të nisin përsëri protestat, duke bllokuar këtë aks kaq të rëndësishëm për qarkullimin e mjeteve.
Mësohet se ky aks qendron i bllokuar prej tre orësh, që nga rifillimi i protestave, gjë që ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh që presin zhbllokimin e rrugës.
Banorët e Dukatit në protestë
Ora 11:00- Bllokohet aksi rrugor Vlorë- Sarandë në urën e Orikumit nga banorët e fshatit Dukat, të cilët kanë protestuar sot për cështjen e pronave. Protesta ka zgjatur rreth 1 orë ndërsa pjesëmarrës ishin rreth 350 banorë.
Në kërkesat e tyre ata kanë parashtruar hapjen e derës hyrëse për gadishullin e Karaburunit si dhe certifikimin e pronave të tyre.
Si pasojë e bllokimit të rrugës janë krijuar radhë të gjata në të dyja anët e aksit rrugor nacional Vlorë- Sarandë.
“Kemi vajtur në të gjitha institucionet dhe askush nuk ka reaguar. Protestat do të vazhdojnë, ne këto toka do ti mbrojmë me gjak.” shprehen banorët.
(e.n/BalkanWeb)