E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Bare: Motra edeputetes Vokshipjesë e aferës

TIRANë- Partia Socialiste vazhdon serinë e akuzave për korrupsion ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi. Me anë të deputetit Besnik Bare, PS ka sjellë fakte të reja për pasurinë e deputetes Vokshi. Sipas Bares, skema korruptive nga e cila përfitonte bashkëshorti i deputetes relizohej nëpërmjet Drejtoreshës së Ministrisë së Ekonomisë, kjo e fundit motra e Vokshit.

Deputeti socialist i kërkoi kryeministrit Berisha të reagojë në lidhje me aferën e denoncuar prej disa ditësh nga PS.
“Mimoza Vokshi drejtoreshë sygjeron, Albana Vokshi këshillon dhe Berisha në karrigen e kryeministrit firmos për burrin e motrës së vogël Vokshi, pra për bashkëshortin e Albanës. Kjo është skema për të përfituar 4 miliard dollarë pasuri të shqiptarëve. Berisha sot bën mirë të mos heshtë por të flasë, firmën e ka vënë ai për këto 4 mld dollarë pasuri publike. Berisha sot duhet t’u japë llogari shqiptarëve si ka firmosur pikët bonus, vetëm e vetëm që burri i Albanës të merrte katër koncensione në naftë dhe gaz, po ashtu edhe dy Hidrocentrale”, - theksoi deputeti i PS.

Sipas Bares edhe organet e drejtësisë janë të sunduara dhe të gjunjëzuara përpara këtyre rasteve të korrupsionit.
“Nëse sot organet e drejtësisë janë të sunduar dhe të gjunjëzuar nga shteti i motrave e nuk hetojnë e japin llogari për cështjet Vokshi e Prifti, nëser qytetarët shqiptarë të jenë të bindur se cdo koncension e privatizim korruptiv do të zhbëhet”, - shprehet Bare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›