Berat, gjendet trupi i pajetë i 11 -vjeçarit

është gjendur u mbytur në ujrat e Lumit Seman, 11- vjeçari nga rrethi i Beratit i denoncuar i zhdukur nga familjarët. Trupi i pajetë i Gjergji Kalemasi, banor i fshatit Gajdë, në komunën Poshnje u gjet në ujrat e lumit Seman nga banorët e fshatit Kallm në Fier. Policia dyshon se trupin e pajetë të fëmijës e ka sjellë me vetë rryma dhe e ka nxjerrë në brigjet e Semanit. Ai u gjet nga kalimtarë të rastit të cilët njoftuan për një fëmijë të mbytur. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka nxjerrë trupin e pajetë dhe e ka dërguar për në morgun e Fierit. Aty është bërë edhe identifikimi i viktimës. Policia konfirmoi se bëhej fjalë për 11 vjeçarin Gjergji Kalemasi. Trupi i pajetë do ti jepet familjarëve për ritet e fundit. Gjergj Kalemasi u denoncua i zhdukur pasi prej ditës së enjte për të nuk kishte asnjë informacion. 11 vjeçari ishte larguar nga shtëpia rreth orës 17 00. Familjarët fillimisht mësohet se e kanë kërkuar atë tek të afërmit dhe bashkëmosharët, ndërsa pasi kërkimet kanë dështuar kanë bërë denoncimin në polici. Gjatë pasdites së të enjtes në kërkime u përfshinë edhe forcat e policisë, ndërsa mëngjesin e së premtes nisën kërkimet dhe polumbarët e forcave RENEA. Kërkimet e banorëve të zonës, familjarëve dhe uniformave blu janë ndërprerë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për të rinisur sërish në orët e para të ditës së sotme.