E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abuzimi me të miturinReagon KSHH: Akti rëndë, ç’njerëzor

TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënon me indinjatë aktin e rëndë të përdhunimit të 6-vjecarit nga Peqini, duke e cilësuar atë si “akt ç’njerëzor”. Duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë për këtë ngjarje, KSHH thekson se vepra të tilla sjellin pasoja të rënda në jetën e të abuzuarit.

“Vepra të tilla që mund të shoqërohen me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e viktimës, kërkojnë hetim të shpejtë, objektiv dhe të gjithëanshëm, si dhe dënim të ashpër në përputhje me ligjin”, - thuhet në deklaratë

KSHH kërkon nga organet e policisë të marrin në mbrojtje familjen e fëmijës së abuzuar, të cilët ndjehen të kërcënuar pas ngjarjes. “KSHH i sugjeron organeve të policisë që të vlerësojnë seriozisht jo vetëm ankesën e tij të bërë publike, por ta verifikojnë atë duke vënë para përgjegjësisë ligjore, çdo person që mund të ketë kanosur atë, pavarësisht nga format që mund të kenë përdorur”, - sqaron KSHH.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›