Ujësjellësi padit 20persona privatë përndërhyrje në rrjet
TIRANE- Drejtori e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, dorëzoi sot në Prokurorinë e Tiranës 20 kallëzime penale kundër personave privatë, që kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Në këto 20 kallëzime penale, gjysma janë për lavazhet dhe subjekte te tjera private në kryeqytet.
Dollapi u shpreh në një konferencë shtypi se Ujësjellësi i Tiranës po përgatit dokumentacionin edhe për 30 kundravajtës të tjerë.
Sipas tij, denoncimi i kundravajtësve që ndërhyjnë në rrjetin e Ujësjellësit në Tiranë ecën paralelisht me punën për pastrimin e linjave të transmetimit dhe shpërndarjes nga lidhjet e paligjshme.
"Po kryhen investime ne pjesën e Shkozës, në zonën e Uzinës së Traktorëve, një linjë transmetimi, e cila bën të mundur nxjerrjen jashtë funksioni të 3 linjave të shpërndarjes, që janë të amortizuara dhe të ngarkuara nga ndërhyrjet e paligjshme në rrjet", tha zoti Dollapi.
Kreu i UKT-së bëri të ditur se faturuesit, që faturojnë qytetarëve më shumë ujë se sa konsumi real, janë ndëshkuar me masa administrative, si largimin e tyre nga puna dhe rikthimin e vlerës së mbifaturuar për qytetarin e dëmtuar.
(e.n/BalkanWeb)