E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Xhacka: Tëgatshëm për kompromiszgjidhni krizën

TIRANE– Partia Socialiste iu kundërpërgjigj kryeministrit të vendit dhe ministres së Integrimit, duke i bërë thirrje që të ndërgjegjësohet, pasi sipas kësaj partie, nuk mund të kalohet kjo krizë, duke bërë sikur ajo nuk ekziston.

“Dëgjuam sot, si çdo ditë justifikim e radhës për krizën që sipas maxhorancës nuk ekziston. I bëjmë thirrje Sali Berishës të ndërgjegjësohet se nuk mund të hidhet breg më breg me shpresën se do mund te kaloje lumin e krizës duke bërë sikur ajo nuk ekziston”, tha deputetja Olta Xhaçka.

Sipas deputetes socialiste, “cirku qesharak me punë të inauguruara nga 4 herë e as shpifjet e sharjet për opozitën nuk mund të shtyhen e aq më pak mund ta shtyjë këtë situatë duke bërë Zonjën Bregu zëdhënëse të Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë folur qartë siç po flet gjithë Evropa”.

Deputetja Xhacka përsëriti se Shqipëria është në krizës, duke nënvizuar se duhet zgjidhje e transparencës në mënyrë që të mos bllokohet integrimi. “Nëse Z.Berisha është gati t’u djegë shqiptarëve edhe vizat për të mbajtur kutitë të mbyllura, ne jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje për transparencën e integrimin”, përfundon reagimi i PS-së
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›