E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, grabitet kembesorja ne mes te qytetit

BERAT- Vjedhe me dhune kalimtaren duke i grabitur portofolin, nderkohe qe ka rene ne prangat e policise disa ore me pas. Gruaja 39-vjecare, me inicialet E. D., banore ne qytetin e Elbasanit, qe ndodhej tek te afermit e saj ne Berat, mesohet se rreth ores 08:30 te mengjesit te djeshem, ka rene preh e grabitjes me dhune ne lagjen "10 Korriku", shume prane gjykates. Gruaja ka deklaruar se nje djale, i eshte afruar dhe forcerisht i ka marre nga duart portofolin qe mbante ne dore. Teksa eshte perpjekur te ndaloje kete akt, ajo eshte goditur ne fytyre nga agresori, qe i ka marre 4.500 leke. Policia identifikoi si autor te dyshuar pas denoncimit, 31-vjecarin Marketin Prifti, banues ne lagjen "Barrikade" te ketij qyteti. Pas disa oresh ndjekjeje, ne vendin e quajtur "Lisi i Becit", uniformat blu kapen te dyshuarin, per "vjedhje me dhune".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›