E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mitura: Me perdhunuan ne grup

ELBASAN- Mbante te fshehte historine e perdhunimit prej muajit maj te ketij viti, nga frika se mos e vrisnin, i denoncon pasi sigurohet se nuk ndodheshin me ne qytet. Nje e mitur 16-vjecare me inicialet Xh. M., nga qyteti i Elbasanit, ka kallezuar dje ne komisariatin e policise, 26-vjecarin Pirro Duka, banues ne qytet dhe nje tjeter person, shoku i te dyshuarit, emri i te cilit nuk dihet ende. Akuza e ngritur eshte e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune ne bashkepunim, me te mitura" dhe "kanosje". Policia shpalli ne kerkim dy te rinjte, duke kerkuar edhe ndihmen e pikave kufitare dhe komisariateve ne vend, per kapjen e te dyshuarve.

Padia nga 16-vjecarja, mesohet se eshte bere pasi i dyshuari Pirro Duka, ne bashkepunim me nje shokun e tij, qe vajza nuk e njihte, ne muajin maj te ketij viti e kane detyruar 16-vjecaren te kryeje marredhenie seksuale me dhune. Vajza ka rrefyer se njihej prej kohesh me Duken krejt rastesisht dhe kishin marredhenie shoqerore. Por diten e ngjarjes, ai e ka marre nen kercenim duke e derguar ne nje banese dhe se bashku me nje tjeter person, qe ajo nuk e njihte, e kane perdhunuar.

E pyetur nga agjentet se perse bente denoncimin me me shume se dy muaj vonese, e mitura ka argumentuar se pergjate gjithe kesaj kohe, merrte mesazhe kercenimi per vdekje nese shkonte ne komisariat. "Nuk erdha me pare pasi me kercenonin vazhdimisht qe te dy dhe i trembesha nje hakmarrje ndaj meje dhe familjes time. Por nuk mund te prisja me dhe vendosa te denoncoja kur gjeta mundesine", eshte shprehur vajza para grupit hetimor. Burime zyrtare te policise vendore, konfirmuan dje per gazeten "KJ" se bene shpalljen ne kerkim te 26-vjecarit Duka dhe te autorit tjeter qe ka bashkepunuar, per te cilin po punohet edhe per identifikimin. Gjithashtu vajza i eshte nenshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore, per te vertetuar aktin e dhunes seksuale dhe periudhen kohore se kur ka ndodhur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›