"Era e Jugut" zbulon hashash ne stane
Policia e Gjirokastres nise operacionin e koduar "Era e Jugut", duke zbuluar dy parcela me 500 rrenje hashashi, njera nga te cilat, brenda nje stani bagetish. Ne pranga ka rene nje bari nga Gjirokastra, ndersa u shpalle ne kerkim pronari i parceles se dyte ne Tepelene. Burime zyrtare thane se aksioni i pare u krye rreth ores 05:30 te mengjesit te djeshem, ne stanin e bariut Thanas Guxo, perballe fshatit Dervican, ne vendin e quajtur hangaret e Barutes. Ne nje parcele u gjeten dhe u korren 380 rrenje te dyshuara si bime narkotike, kanabis sativa si dhe u prangos 52-vjecari. Rreth ores 07:30 te mengjesit, ne fshatin Dukaj, ne banesen e Arjan Brahes, u gjeten dhe asgjesuan 120 rrenje kanabis dhe u shpalle ne kerkim i dyshuari, pasi ishte larguar nga shtepia.
B. K.
B. K.