E morën peng viktimat e veta, policia zbulon se drejtonte rrjetin e trafikut
Historia e 37 vjeçarit që u paraqit si viktimë, por që rezultoi trafikant klandestinësh
Tiranë - Ka nisur si një denoncim normal nga familjarët e vetë dhe rezultoi se ishte marrë peng, por verifikimet e mëtejshme të policisë nxorën në dritë një grup të tërë trafikantësh që “fshiheshin” pas viktimës së pengmarrësve. Gjithë historia është zbuluar pas rrëmbimit të 37-vjeçarit Gazmir Leka, i cili më janar të këtij viti është marrë me forcë në qendër të qytetit të Durrësit nga tre persona, mes të cilëve edhe një vajzë 20-vjeçare. 37-vjeçari nga qyteti i Durrësit, i rrëmbyer dhe i mbajtur peng për tri ditë është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pas hetimeve shtatë-mujore, ka mundur të zbardhë një linjë trafiku klandestinësh. Pas hetimeve të prokurorisë u zbulua se ngjarja kishte si motiv një shumë parash, që ishin paguar nga autorët e dyshuar të rrëmbimit për të emigruar drejt Italisë në rrugë tokësore. Sipas hetimeve, rezulton se në tetor të vitit 2007, Ismail Hamiti, Arselona Aliaj dhe Andrea Leka i kanë dhënë shumën prej 7 mijë eurosh Gazmir Lekës, me qëllim kalimin e tyre drejt Italisë. Itinerari që do të ndiqnin tre personat ishte: Malit të Zi, Bosnjë, Kroaci, Slloveni dhe më pas Itali. Pasi u ka siguruar dokumentet e nevojshme, Leka u ka dalë garant tre lushnjarëve të nisen drejt Italisë, por gjithçka ka mbetur në mes, pasi sapo kanë shkelur në Malin e Zi, Ismail Hamiti, Arselona Aliaj dhe Andrea Leka janë sprapsur nga autoritet e këtij vendi, pasi dokumentet e tyre nuk ishin të vlefshme.
Pengmarrja
Këtu kanë lindur edhe konflikti mes tyre dhe Gazmir Lekës, të cilit tre autorët e dyshuar të rrëmbimit i kanë kërkuar me çdo kusht t’u kthejë mbrapsht shumën e 7 mijë eurove. Pas refuzimeve të vazhdueshme të 37-vjeçarit për të kthyer paratë, të pandehurit në janar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin e rrëmbyen me forcë atë, në qendër të qytetit të Durrësit. Pasi kanë dalë nga automjeti, ata kanë detyruar me dhunë 37-vjeçarin të futet në automjetin tip “Rover” me targa italiane dhe më pas janë drejtuar në qytetin e Lushnjës. Për më shumë se tri ditë, të pandehurit kanë mbajtur peng në banesën e Ismail Hamiti borxhliun, të cilit vazhdimisht i kërkonin kthimin e shumës prej 7 mijë eurosh, pasi i kishte mashtruar me dokumentet e falsifikuara që u kishte siguruar. Të shqetësuar për mungesën e 37-vjeçarit, familjarët e tij vunë në dijeni policinë. Por verifikimet e bëra nga prokurorët treguan se në të vërtetë personat që kryen pengmarrjen ishin në fakt “viktimat” e pengut të tyre. Bashkë me Lekën, i cili akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, nën akuzë janë vënë edhe gjashtë persona të tjerë. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda thanë se janë mbyllur hetimet dhe është dërguar për gjykim dosja me pesë të pandehur, tre prej të cilëve akuzohen për “rrëmbim ose mbajtje peng personi”, ndërsa tre të tjerë për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Trafiku
Duket se fenomeni i trafikut të organizuar klandestin vazhdon të jetë një biznes fitimprurës, madje trafikantët janë sofistikuar dhe po gjejnë shtigje të tërthorta për të “hedhur” në destinacion klientët e tyre. Vetëm dy muaj më parë, një hetim i Njësisë Antikorrupsion i Prokurorisë së Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, u finalizua me ndalimin e të 14 personave në 5 qytete të vendit.
Bazuar në informacionet policore, operacioni çoi në shkatërrimin e një organizate që merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe trafikimin e klandestinëve, kryesisht përmes Greqisë dhe nga atje në vende të tjera të Bashkimit Evropian. Sipas uniformave blu, bërthama e organizatës ishte në Tiranë, ku bëhej pajisja e klandestinëve me dokumente false, ndërsa aktiviteti i saj shtrihej edhe në Elbasan, Lushnjë, Fier e Durrës. Sekserë të ndryshëm gjenin klientët dhe më pas kryenin përcjelljen e tyre drejt pikave të kalimit kufitar. Burime zyrtare thanë se operacioni ende nuk ka përfunduar dhe se pritet publikimi i detajeve të tij.
Itali, bashkëpunoi me prokurorinë, ekzekutohet shqiptari
Shqiptari i cili u ekzekutua me plumb pistolete në kokë teksa ishte në një stacion autobusi në Xhenova të Italisë është Ilir Krypi 42 vjeç. Vrasja ndodhi të dielën në mbrëmje rreth orës 23:00 në rrugën Milano në lagjen Dinegro të Xhenovas. Sipas policisë, viktima e atentatit ishte personi i vetëm, i cili kishte pranuar të dëshmojë për një hetim në lidhje me trafikun e celularëve dhe të kokainës për të burgosurit e burgut Marasi të Italisë. Në kuadër të këtyre hetimeve në qeli përfundoi dhe një agjent i policisë së burgjeve, i cili i siguronte disa të burgosurve mundësinë për të folur nga qelia, si dhe dy eksponentë të familjes mafioze Makri me origjinë kalabreze. Në këtë operacion Ilir Krypi ishte arrestuar së bashku me 36-vjeçarin Nikodemo Makri, dhe Xhuzepe Makri, 44 vjeç. Të arrestuarit e tjerë ishin shqiptarët Blerim Gaci, 30 vjeç, Dritan Dedja 26 vjeç, agjenti Italian i Policisë së Burgjeve Antonio Ierardi, 34 vjeç si dhe Francesko Muzio 35 vjeç. Të gjithë këta të fundit nuk pranuan të dëshmonin për çështjen për të cilën ishin arrestuar. Në bazë të të dhënave që dalin nga Prokuroria e Xhenovas bëhet fjalë për një “ekzekutim mafioz”, – shkruan Agjencia Italiane e Lajmeve (ANSA) dhe shpreson “një ndërhyrje deçizive të shtetit, derisa të gjenden ekzekutorët dhe porositësit e vrasjes, pasi i vetmi perceptim për një ekzekutim të tillë është ai për “të mbyllur gojën” dhe ky perceptim mund të ketë efekte shkatërruese”, -shkruan ANSA.
Pas ngjarjes në Durrës, operacion “Skooter” në brigjet e Jugut
Ngjarja e Durrësit, ku një pushues u aksidentuar nga një motor uji, ka vënë në lëvizje edhe efektivet e policisë kufitare të Vlorës. Prej dy ditësh, nga ana e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Vlorë ka nisur një operacion i gjerë që ka në qendër të vëmendjes motorët e ujit. Drejtues të kësaj policie, pohuan për mediat se operacioni “Skooter” ka në vëmendje zonën nga Semani deri në Konispol. Ai do të krehë zonat ku operojnë mjete të tilla për të kryer kontrollet e dokumentacionit të këtyre mjeteve lundruese dhe të drejtuesve të tyre. Të njëjtat burime saktësuan se do të merren masa të rrepta për personat që posedojnë mjete të paregjistruar apo që drejtojnë këto mjete të shpejta lundruese, pa pasur dëshmi aftësie.
Punimet bllokojnë trafikun në aksin rrugor Durrës-Golem
Tiranë - Orë të tera për të përshkuar aksin rrugor Durrës-Golem, ndërsa firma zbatuese injoron urdhrin kryeministror për punime gjatë orëve të natës. Punimet e tejzgjatura për zgjerimin e aksit rrugor “by pass” Plepa-Kavajë-Rrogozhinë dhe problemet që kanë dalë me shpronësimet në vend kanë pësuar një ngërç, që është kthyer në një makth të vërtetë për të gjithë ata që kalojnë në këtë rrugë kombëtare që lidh Jugun e vendit me Durrësin, Tiranën dhe të gjithë zonën veriore. Ditën e djeshme janë dashur nga 30 minuta deri në 2 orë për të kaluar një aks që nuk i kalon 5 km. E diela ka rezervuar pritje të gjata dhe pamundësi lëvizjeje për të gjithë ata që u janë drejtuar plazheve për të pushuar. Nga një vëzhgim i bërë natën mes së shtunës dhe të dielës u konstatua se punonjësit e firmës nuk i shfrytëzojnë orët e natës kur lëvizja e automjeteve është e ulët dhe vapa nuk ul ritmet e punës. Pavarësisht kërkesës së qeverisë për të punuar me tre turne në veprat publike me qellim përshpejtimin e punimeve dhe përfundimin në kohë, këtu situata është krejt e ndryshme. Natën, punonjësit i gjen më së shumti në lokalet buzë rrugës duke shijuar ndonjë gotë, ndërsa tentojnë të vihen në lëvizje kur shohin kamerat televizive. Zgjerimi i rrugës po bëhet i ndarë në tre lote dhe financohet nga buxheti i shtetit. Nga Plepat deri te kufiri ndarës i Durrësit me Kavajën, aty ku është krijuar dhe problemi në trafik, projekti po zbatohet nga një firmë e njohur.
21 Korrik 2009