"Ligji",Brace: Prokuroria, pjese e asnje partie

Nenkryetari i Grupit kuvendor socialist, Erjon Brace vleresoi se ndryshimet ne projektligjin per Prokurorine kane marre vleresime pozitive nga nderkombetaret.
"Vleresimet e marra e bejne kete ligj te pranueshem edhe per grupet e interesit dhe per shoqatat e prokuroreve. Me keto ndryshime nuk ka perfituar asnje parti politike, e per me teper nuk ka perfituar Partia Socialiste, e cila nuk ka dashur kurre te kete Prokurorine si pjese e saj", u shpreh Brace.
Duke ftuar qe konsensusi per kete projekt te jete sa me i gjere, Brace theksoi se synim mbetet funksionimi i prokurorise ne menyre te pavarur, efikase dhe funksionale.
Ndersa ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, deklaroi se me punen e bere per projektin per Prokurorine eshte synuar te behet nje ligj te standarteve.
"Ky ligj sjell shmangien e konfliktit te interesit, sakteson menyren e hyrjes ne sistemin te Prokurorise, rregullim te drejte ligjor ne rastet e pezullimit te prokuroreve dhe nje sere pikash te tjera", u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, duke marre edhe mendimin e eksperteve, jane percaktuar te drejtat e punonjesve te organit te akuzes dhe mbrojtja e tyre.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code