Çeku, arrestimet janë veprime politike të Serbisë.
PRISHTINE-Kryetari i PSDK-së, Agim Çeku deklaroi se arrestimet e fundit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë veprime politike të Serbisë.
Ceku është shprehur se ky veprim ka si qëllim kriminalizimin e luftës së shqiptarëve të UÇK-së, dhe të kriminalizimin e shqiptarëve në përgjithësi.
Për më tepër kryetari i PSDK-së ka kritikuar qeverinë, duke shprehur pakënaqësi kundrejt qëndrimit që po mbajnë institucionet qeveritare të Kosovës ndaj politikës së Beogradit. "Ne si institucione jemi në një pozicion pasiv ndaj Serbisë, kurse Serbia vazhdimisht na provokon duke bërë veprime të tilla si: arrestimet, treni, posta në Graçanicë”, tha Çeku. Ndërkaq ai nuk ka nguruar të nënvizijë faktin se qrritjet e qeverisë për këtë vit kanë qenë tepër modeste, duke patur parasysh rritjen e cmimeve dhe zhvillimin e dobët të ekonomisë në vend.
(e.n /INA/ Balkanweb )