Berat, kremtohet dita e ujit të bekuar
BERAT- Një 18-vjecar është bërë protagonist i ditës së ujit të bekuar në Berat. Irakli Meroli nga lagja Goricë ka sfiduar temperaturat e ulta dhe ujin e ftohtë të lumit Osum duke kapur kryqin e hedhur me rastin e ditës së bekuar. Ceremonia është zhvilluar mëngjesin e sotëm mbi urën 200-vjecare të Goricës, kur Peshkopi i Beratit, Vlorës dhe myzeqesë hodhi kryqin në ujë. Menjëherë 7 të rinj janë zhytur për të kapur simbolin e ditës së ujit të bekuar, por fatlumi ka qënë 18-vjecari Irakli Meroli. Ceremoni të ngjashme të përvitshme janë zhvilluar dhe në qytete të tjera të vendit ku ka besimtarë ortodoksë si në Durrës, Korcë e Gjirokastër.Dita e ujit të bekuar, 6 Janari, festohet nga të gjithë besimtaret si dita Shën Trinisë, kur Krishti, pasi mbushi 33 vjec u pagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori.(m.a/News24/BalkanWeb)