Topi në Ishull Shëngjin: Katastrofa natyrore po tejkalohet
LEZHE- Në Ishull Lezhë një nga zonat më të dëmtuara nga batica e detit, ka qënë per inspektim sot Presidenti Bamir Topi. Topi ka ndjekur nga afër punën e ushtrisë për ngritjen e argjinaturës mbrojtëse, dukëe i përgëzuar këta të fundit për punën e bërë. Për situatën në të gjitha zonat Topi është informuar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të emergjencave, ndërsa është shprehur se situata do të përballohet nëse do të jemi në krah të njëri tjetrit.“Populli shqiptar ka ditur të bashkëpunojë në katastrofa të tilla natyrore”, ka deklaruar kreu i shtetit duke vzhduar më tej takimin me banorët e zonës. Për familjet e përmbytura ai ka premtuar se do të dëmshpërblehen nga pushteti vendor në një kohë sa më të afërt.“Do të verifikohen dëmet e shkaktuara dhe pushteti vendor në një kohë sa më të afërt do të nisë dëmshpërblimet për familjet e prekura”.Topi ka përgzuar forcat e ushtrisë dhe të policisë për punën e bërë në ngritjen e argjinaturave që sipas tij është projekti më i qendrueshëm për të përballuar situatën. Pas vizitës në Ishull Shëngjin kreu i shtetit është nisur për në Shkodër, ku edhe situata paraqitet më kritike.(m.a/BalkanWeb)