E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Cështja e emrit, probleme serioze në rajon

BEOGRAD- Papandreu ka deklaruar në Konferencën e Ambasadorëve në Beograd se nëse nuk zgjidhet cështja e emrit me Maqedoninë, mund të ketë probleme të mëdha në sigurinë në rajon. "çështja e emrit nuk është vetëm luftë për simbole historike. Nese kjo nuk zgjidhet, mund të ketë implikime serioze mbi konceptin e integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë së rajonit”, tha Papandreu. Në fjalimin e tij ai sqaroi se Greqia e ka kryer pjesën e saj të punës, ka pranuar emër të përbërë me termin Maqedoni. çështja e emrit është diskutuar edhe në takimin dypalësh mes presidentit Tadiç dhe Papandreut. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç deklaroi një ditë më parë se vendi i tij është i gatshëm të ndërmjetësojë në ceshtjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë. "Dëshirojmë të jemi pjesë e vendimit, e jo si në të kaluarën, - tha Tadic në fjalimin e tij në konferencën e ambasadorëve në Beograd, duke folur për prioritetet e politikës së jashtme serbe. Në Beograd Papandreu gjithashtu deklaroi më parë se nuk do ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës, ndërsa Tadic shtoi se Greqia dhe Serbia janë historikisht dy vende mike.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›