Berat, kryebashkiaku Nasufi: Privatizimi i maternitetit, me procedura të korruptuara

Ja arsyet pse nuk duhet privatizuar materniteti i Beratit
Privatizimi i godinës së maternitetit të Beratit ka sjellë dje reagimin e kreut të Bashkisë së këtij qyteti, Fadil Nasufi. Procedurat e privatizimit janë të paligjshme për tre arsye themelore ka theksuar kreu i Bashkisë së këtij qyteti. Godina është brenda zonës muzeale, dhe nuk është marrë leje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, kemi kërkuar ngritjen e një universiteti shtetëror e po ndërtohet një i tillë privat. Dhe për më tepër ndërtimi po bëhet pa lejen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, ka bërë të ditur ai. Nasufi i konsideroi procedurat e privatizimit të korruptuara, pasi u realizuan të përshpejtuara dhe pa u marrë parasysh tre kriteret e mësipërme. Kryetari i Bashkisë së Beratit, Nasufi shtoi se Bashkia ndërkaq ka bllokuar ndërtimet për godinën. Prej disa ditësh çështja e privatizimit të ish godinës së maternitetit në Beratit, po merr përmasat e një konflikti ligjor midis pushtetit qendror dhe atij vendor. Një histori që ka nisur qysh në vitin 2006, kur me urdhër nga lart kjo godinë në zemër të qytetit humbi statusin e të qënurit shtëpi lindjeje dhe u shndërrua në një objekt në ruajtje. Kanë kaluar plot pesë vjet kur funksionet e këtij institucioni i mori një aneks në mjediset e spitalit rajonal të qytetit, pavarësisht se ky veprim u kundërshtua nga personeli i asaj kohe. Transferimi i maternitetit dhe lirimi i mjediseve, hapi jo pak polemika, pas të cilave lindën orekse për ta patur atë në pronësi. Pikërisht këtu nis dhe pista e konfliktit, i cili këto ditë ka përfshirë institucionet qendrore dhe lokale. Gjithçka mori nismë nga procedurat e shpejtuara për privatizimin e godinës shtetërore, e cila prej ditësh ndodhet në duar të një kompanie private. Pas denoncimit që bëri para pak ditësh deputeti Erion Braçe e mjeku Eduard Bejko, këtë herë është Kryetari i Bashkisë së Beratit Fadil Nasufi, i cili shpjegon gjithë historinë, që nga transferimi deri tek veprimi më i fundit i privatizimit. Sipas Nasufit ekzistojnë dokumente që vërtetojnë praktikën shkresore të institucionit që ai drejton, dhe janë plot 9 të tilla, sipas të cilave Bashkia i ka kërkuar Kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij që kjo godinë të transferohet në pronësi të bashkisë me qëllim që të vihet në funksion të çeljes së Universitetit Publik. Personalisht dua të jem transparent me komunitetit dhe me gjithë faktorët e tjerë, ndaj po u flas me gjuhën e dokumenteve të arshivuara. Është një korrespodencë me 9 shkresa prej të cilave 3 janë memo për Kryeministrin e 6 të tjerat kërkesa për ministrat Ruli, Pollo, Ndoka e së fundi Godo, ku në të gjitha rastet u është kërkuar që godina e maternitetit të kalohet në pronësi të Bashkisë me strategji shndërrimin e saj në universitet publik. Kjo procedurë shkresore ka nisur që në vitin 2007 e deri në kërkesën e fundit drejtuar Kryeministrit Berisha, shkresë që mban numrin 43, datë 08.01.2009 ku përveç maternitetit kërkohet kalimi në pronësi të bashkisë i Shtëpisë së Ushtarakëve dhe disa objekte të tjera ushtarake. Të gjitha kërkesat që kemi bërë kanë bazueshmëri ligjore dhe janë transparente. Këto kërkesa të ligjshme të Bashkisë, zyrtarët dhe vetë Kryeministri i kanë anashkaluar, edhe pse Berisha në vizitën e tij me rastin e hyrjes së Beratit në UNESCO premtoi hapjen e universitetit. Unë mendoj se ky është një karshillëk i hapur që pushteti qendror i bën pushtetit lokal, duke favorizuar privatët dhe duke injoruar institucionet shtetërore, - deklaron Kryebashkiaku i Beratit Fadil Nasufi, i cili deri në sqarimin e plotë të situatës ka urdhëruar pezullimin e punimeve në godinën e maternitetit.
Privatizimi, veprim abuziv
Për Nasufin procedurat e ndjekura nga Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Shëndetësisë janë abuzive dhe me motive të qarta politike. Sipas tij, shpejtësia me të cilën u operua (brenda 10 ditëve) kur minimalisht duhen mbi 30 ditë, të lë të kuptosh se dikush ka urdhëruar. Nuk mund të kuptohet ndryshe që ministria Godo ka anashkaluar Drejtorinë e Shëndetit Publik, e cila ka në inventar këto prona, duke ia adresuar kërkesën e saj Drejtorisë së Spitalit Rajonal. Madje në shkresën e Godos drejtuar kolegut Ruli, duket nga shpejtësia, mungon edhe vula e dikasterit, çka nuk tregon seriozitet. Abuzimi është bërë duke përfituar nga hapësirat që le VKM 1638, sipas të cilit pronat që humbasin funksionin privatizohen ose i kthehen pronarit. Unë gjykoj se abuziviteti qëndron në faktin që nuk është më parë vlerësimi i objektit para se ai ti kthehej pronarit, i cili çuditërisht ia shet një kompanie private. Këtë gjë që e kërkon ligji dhe jo unë. Së dyti: Nuk është marrë leje ndërtimi nga KKRRTSH, e cila e ka këtë të drejtë për faktin që godina ndodhet në qendër të qytetit, shto këtu edhe moskonfirmimin nga Instituti i Kulturës dhe Monumenteve, pasi Berati është me statusin e zonave historike. Mbi të gjitha ky privatizim nuk duhej bërë për arsye se ende nuk është miratuar studimi urbanistik i qëndrës së qytetit, i cili pengohet nga Berisha dhe ministrat e tij. Për këto arsye dhe për asgjë tjetër kam urdhëruar pezullimin e punimeve në objekt, sqaron Nasufi. Më tej ai tregon përgjigjet e marra nga ish Ministri i Shëndetësisë Ndoka dhe ish Drejtori i Shëndetit Publik në Berat Ajet Veleshnja, të cilët argumentojnë se kjo ndërtesë është pronë e shëndetësisë dhe do të kthehet në një spital gerniatrik, gjë që nuk rezultoi e vërtetë, pasi ndërtesa ju dha personave me interesa personale. Nasufi ndihet i zhgënjyer që Kryeministri Berisha premtoi hapjen e universitetit në këtë godinë dhe nuk e mbajti fjalën, ndaj dhe ky prononcim i tij është një apel për vetë Berishën apo më saktë një memo e hapur për të.