Ristani nis trajnimin e komisionerëve me KZAZ në gjimnazin Partizani
KQZ ka sot nisur trajnimin në rang vendi të komisionerëve zonal. Kryetari i institucionit zgjedhor Arben Ristani ka inspektuar këtë proces ne komisionin zonal në shkollën e mesme Partizani. Komisionerët pas certifikimit nga KQZ do të marrin rolin e trajnuesit.
Në këtë mënyrë reduktohet dhe stafi i pakualifikuar i KQZ që sipas nënkryetares Dëshira Subashi përbën rreth 50% të këtij institucioni. Ristani i quajti këto zgjedhjet më të rëndësishme të këtyre viteve dhe kërkoi nga anëtarët e komisioneve zonale më tepër konsensus politik.