Berat kryeprokurori Krimi tendence rritjeje
BERAT - Kriminaliteti ka tendence rritjeje ne qarkun e Beratit. Keshtu u shpreh dje kryeprokurori Xhemal Saliaj gjate analizes se punes se nje viti te ketij institucioni. Ai theksoi se do te ndeshkojme ashper krimin i cili po shenon shifra ne rritje. Sipas statistikave per vitin 2010 jane regjistruar 630 procedime penale te reja me 372 te pandehur 142 prej te cileve te arrestuar dhe 121 persona ne hetim. Ne lidhje me gjendjen e kriminalitetit dhe tendencat e perhapjes se veprave penale rezulton se ka nje rritje ne veprat penale te regjistruara per krimin kunder personit u shpreh Saliaj. Sipas tij jane regjistruar 76 ceshtje me 48 te pandehur nga te cilet 32 jane arrestuar. Krahasuar me nje vit me pare shifrat tregojne rritje ndaj kryeprokurori deklaroi se do te ndeshkohet ashper krimi. Edhe ne sektorin ekonomik krimi rezulton se ka pasur rritje. Ndersa ulje te ndjeshme shenohen ne veprat penale te trafikimit dhe te prostitucionit e cila ka ardhur edhe si pasoje e goditjes se tyre. Ne kete analize u bene prezente tendencat e kriminalitetit sipas moshave vendbanimit arsimit dhe seksit. Nga statistikat rezulton se jane te pandehur 373 meshkuj dhe 23 femra. Ne kete analize eshte vleresuar edhe bashkepunimi institucional me policine prokurorine e apelit si dhe gjykaten e rrethit. d.xh