E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore investim ne Osman Haxhiu

VLORE - Nje nga lagjet me te vjetra te saj Osman Haxhiu njohur ne Vlore si zona te sheshi i Kateqit do te jete pjese e investimeve qe po kryen bashkia gjate ketij viti. Dhjetera banore e kane pritur me entuziazem inspektimin e kryebashkiakut Gjika ne kete zone. Jemi realisht te vonuar per kete zone por besoj se edhe ju e mirekuptoni veshtiresine time u shpreh kreu i bashkise. Ai i quajti keto veshtiresi objektive dhe subjektive lidhur edhe me impenjimet ne zonat e tjera apo edhe veshtiresite e tjera qe erdhen direkt nga shtyrja e buxhetit. Gjika siguroi se kjo zone eshte ne vemendjen e bashkise ashtu sic edhe zona te tjera. Mesohet se jane nxjerre nga fondet e bashkise per investimin ne kete rruge rreth 11 milione leke te cilat do te rehabilitojne gjithcka permban ky shesh rreth 5 mije meter katror trotuar dhe rruge rrjetin inxhinierik ne kete zone si dhe pjesen e gjelberuar.          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›