Nje gjyqtare per varret e Boboshtices
KORE - eshtja gjyqesore per dhunimin e varrezave te fshatit Boboshtice do te gjykohet nga nje tjeter gjykates duke u marre parasysh kerkesa e tre te pandehurve per zevendesimin e gjykatesit Gjergji Koco qe ka origjine nga ky fshat. Aferdita Lika eshte caktuar te vazhdoje hetimin gjyqesor per ceshtjen e dhunimit te varrezave te fshatit Boboshtice. Per kete jane vene nen akuze tre persona kreu i OMONIA-s per Qarkun e Korces Naum Disho si dhe dy punetore qe kryen punimet Alqi Koroveshi dhe Luan Zace. Vendimin e ri e beri te njohur gjykatesi i ndermjetem Selajdin Pysqyli i cili eshte caktuar per te vendosur nese eshte e drejte kerkesa e te pandehurve lidhur me kolegun e tij Gjergji Koco. Ky i fundit u shkarkua pas gjykimit se mund te jepte nje vendim te ndikuar nga origjina e tij prej fshatit Boboshtice. Procesi gjyqesor per tre te pandehurit qe akuzohen per dhunim te varrezave te fshatit Boboshtice eshte zhvilluar vetem nje here me prezencen e te tre te pandehurve. Me pas ka munguar kreu i OMONIA-s Naum Disho e se fundi eshte paraqitur prej tyre kerkesa per te zevendesuar gjykatesin qe mori ne dore fillimisht kete ceshtje. g.a