E ze shkembi duke nxjerre gure ne mal
KORE - Nje 62-vjecar nga fshati Diellas i komunes se Liqenasit humbi jeten dje aksidentalisht teksa punonte. Sipas burimeve te policise Zvetko Simoni ka qene duke punuar ne mal per te nxjerre gure kur edhe eshte aksidentuar me vdekje. Ngjarja ndodhi gjate oreve te drekes kur 62-vjecari ishte ne mal per te nxjerre gure qe me pas i shiste si material ndertimi. Teksa viktima po punonte eshte rrokullisur nje shkemb qe e ka goditur ne trup duke i shkaktuar plagosje te rende. I moshuari nga fshati Diellas eshte derguar nga disa bashkefshatare te tij per ndihme mjekesore ne spitalin e Korces por disa minuta me pas ai gjeti vdekjen. Sipas mjekeve goditja kishte qene fatale pasi i kishte shkaktuar viktimes plage te renda e hemorragji te brendshme cka i shkaktoi edhe vdekjen. Pak dite me pare nje ngjarje e rende ndodhi edhe ne Vlore. Nje 16-vjecar mbeti viktime ne rrenojat e ish-fabrikes se llambave ne tentative per te nxjerre skrap per ta shitur. Adoleshenti kishte zbritur nga fshatrat e lumit te Vlores dhe ishte i vetmi burim te ardhurash per familjen e tij me pese anetare. g.a