Berat, makina përplas motorrin, plagosen dy të rinj

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 të rinjve ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Poliçan-Berat.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Vertop ku motorri me të cilin udhëtonin dy të rinjtë është përplasur nga një automjet.
Si pasojë janë plagosur dy shtetasit Eldjon Haxhillaku dhe Klajdi Spahiu nga 18 vjeç të cilët u dërguan urgjentisht në spitalin e Beratit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.