E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, policia ndërpret kërkimet për gjetjen e kokës së 42-vjeçares

Policia e Korçës ka ndërprerë sot kërkimet për gjetjen e kokës së 42-vjeçares Liliana Arapi e cila u masakrua ditë më parë nga 84-vjeçari Gaqo Dumka.
Pas shumë kërkimesh pas deklaratës së autorit të vrasjes policia vijoi kërkimet për gjetjen e kokës së Arapit por pa ndonjë rezultat konkret.
Gjatë kërkimeve ditën e djeshme policia arriti të gjejë në një thesë plastike vetëm flokët e 42-vjeçare ndërsa mosohet se koka mund të jetë marrë nga kafshët.
Kështu në pamundësi për të gjetur kokën e Liliana Arapit policia ka ndërprerë edhe kërkimet ndërsa thekson se pjesët e gjetura janë dërguar për tu bërë edhe ekspetiza.
Ndërkohë ditën e djeshme gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “burg pa afat” për 84-vjeçarin Gaqo Dumka i cili ka pranuar se është autor i vrasjes së Liliana Arapit.
Në fillim i moshuari nuk pranoi autorësinë e vrasjes duke deklaruar se ishin 3 persona të tjerë që e kishin vrarë 42-vjeçaren dhe e kishin detyruar atë të hidhte trupin e saj të coptuar në vendin e grumbullimit të mbeturinave të qytetit.
Por pas marrjes në pyetje menjëherë pas vendimit të gjykatës, i moshuari pranoi se e kishte vrarë 42-vjeçaren pasi ajo i kishte shpenzuar 3 milionë lekë të vjetra.
Ndërkohë ngjarja makabre ndodhi ditën e premte ku trupi i 42-vjeçares Liliana Arapi u gjet i coptuar dhe i futur në disa thasë plasmasi në vendin e grumbullimit të mbeturinave të qytetit të korcës. Pas hetimeve të policisë u bë e mundur edhe arrestimi i 84-vjeçarit Gaqo Dumka i cili bashkëjetonte me viktimën si autori i vrasjes së saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›