Makina bie në humnerë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një i vdekur dhe një i plagosur janë pasojat e një aksidenti në kthesën e Visokut në aksion rrugor Ballsh-Fier. Në automjetin e aksidentuar udhëtonin viktima Arjan Aliaj, 23 vjeç si dhe drejtuesi i automjetit, indetiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Nga ekspertiza në vendin e ngjarjes ka rezultuar se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës duke rënë rreth 150 metra në humnerë poshtë trasesë së rrugës.
Udhëtarët e rastit iu kanë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve dhe më pas i kanë derguar në spital.