E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat makina perplas per vdekje te riun

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 21-vjecari është regjistruar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima është shtetasi Dorian Arapi, i cili është përplasur nga një makinë teksa tentonte të kalonte rrugën.

Sipas burimeve, uniformat blu me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, tip fuoristradë, shtetasin Arben Dani.

Pritet që detajet mbi rrethanat e ngjarjes të zbardhen pas marrjes në pyetje të 43-vjecarit nga agjentët e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›