E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali pranga shqiptarit te shumekerkuar

Një shtetas shqiptar, Edmond Lleshi, është arrestuar nga forcat e policisë të Italisë pasi konsiderohej si kreu i një organizate kriminale aktive në grabitjen e vilave.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave 37-vjecari, i konsideruar si person i rrezikshëm, ishte në kërkim prej 10 vjetësh për një seri grabitjesh të kryera.

Ndalimi i tij u bë në qytetin e Padovës, teksa po bëhej gati për të hipur në bordin e një makine tip “BMW” seria 7, e vjedhur më 4 shkurt në fund të një grabitjeje në dëm të një tregtari.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›