E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, përkujtohetkoloneli i rënë nëdetyrë Arben Zylyftari

BERAT- Me rastin e 10-vjetorit të rënies në krye të detyrës së kolonel Arben Zylyftarit, ditën e sotme në sheshin qëndror të qytetit të Beratit është përuruar busti në nderim të ish-drejtuesit të lartë të policisë së shtetit.

Aktiviteti kushtuar 10-vjetorit të rënies së dëshmorit filloi me ceremoninë e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit ku ishin të pranishëm autoritetet e pushtetit vendor, drejtues të policisë së shtetit, familjarë e të afërm të dëshmorit, miq e shokë, veteranë, etj.

Pas vendosjes së buqetave e kurorave me lule në varrin e Arben Zylyftarit, ceremonia u zhvendos në sheshin qëndror të qytetit, ku u zbulua nga familjarët dhe drejtuesit e policisë e pushtetit vendor Busti i Dëshmorit, një vepër e skulptorit Maksim Bushi.

Arben Zylyftari nga Berati, u vra në 2 Gusht të vitit 2000 në lagjen "Guerile" të qytetit të Shkodrës, gjatë një aksioni të policisë për kapjen e një të shumëkërkuari. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe të shumëkërkuarit në këtë aksion u vra edhe autori i vrasjes së Arben Zylyftarit, Bahri Tafili, ndërsa djali i tij Genci Tafili u arrestua dhe u dënua me 25-vjet burg.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›