E Diel, 1 Nëntor 2026

Floke te bukuradhe ne plazh...ja keshillt magjike

TIRANE- Dëshira e çdo femre është të ketë flokë të shëndetshëm para dhe pas plazhit. Po si arrihet kjo? Duhet thënë se flokët gjatë gjithë vitit janë nën presionin e pluhurit, të ftohtit, tymit të duhanit e shumë mënyrave të ndryshme të të trajtuarit. Ndërsa në verë iu shtohet më shumë edhe prania e diellit, uji i kripur i detit dhe klori. Por me disa përkujdesje të vogla do të mund t’i sjellësh në formë. Nowl de Casanove, një stilist i njohur flokësh nga Londra këshillon “përkujdesje për flokët, ashtu siç bëni me fytyrën dhe duhet të siguroheni të mos i ekspozoni shumë në diell”. Sipas tij, duhen përdorur për flokët produkte mbrojtëse ashtu si edhe për fytyrën, që të mos ekspozohen direkt në rrezet UV. Sipas stilistit, përveç diellit, flokët i dëmton edhe klori që hidhet në pishina, “arrin deri aty sa edhe mund t’i çngjyrosë”, – shprehet Casanove. Duke pasur parasysh këtë fakt, stilisti propozon përdorimin e disa maskave mbrojtëse që nuk lejojnë lagien e flokëve. Por, nuk duhet ta merrni si shaka këtë këshillë, pasi stilisti sqaron se nga klori, flokët e lyer në ngjyrë të verdhë marrin një ngjyrë të vjetruar që i afrohet jeshiles”. Në rast se flokët do të lahen në det, ato duhen shpëlarë menjëherë me ujë, në mënyrë që të dalin edhe kokrrizat e rërës, të dëmshme edhe këto për flokët. Duhet hequr dorë përfundimisht nga zakoni që shampoja e përditshme përdoret në të gjitha rastet. Për ekspozimin e flokëve në diell përdoren shampo të posaçme me faktor mbrojtës, si dhe balsam. Një këshillë tjetër është mbajtja e celularit në nje distancë prej 20 cm. Edhe mënyra se si ushqehemi ndikon tek flokët. Sa më shumë fruta dhe ujë për flokë të shëndetshëm. Masazhi, sipas Casanove, është një tjetër mënyrë për t’i bërë flokët të duken të shëndetshëm. Stilisti këshillon për të gjitha femrat, “të mos përdorin lëngun e limonit si maskë për flokët, pasi sipas tij nuk është gjë tjetër, përveçse acid që djeg fijet e flokut”. Si këshillë të fundit ai rendit mënyrën se si flokët tuaj duhen krehur. “Asnjëherë nga rrënja drejt majave, por nga majat drejt rrënjës, e mundësisht të jenë të lagura”. MBROJTJA Stilisti i njohur i flokëve në Londër, këshillon që të përkujdeseni për flokët, ashtu siç bëni edhe me fytyrën. Mbi të gjitha duhet të siguroheni të mos i ekspozoni shumë në diell. Sipas tij, duhen përdorur për flokët produkte mbrojtëse ashtu si edhe për fytyrën, që të mos ekspozohen direkt në rrezet UV. SHAMPO Duhet hequr dorë përfundimisht nga zakoni që shampoja e përditshme mund të përdoret në të gjitha rastet. Për ekspozimin e flokëve në diell përdoren shampo të posaçme me faktor mbrojtës si dhe balsam.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›