E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Numri injohjeve të Kosovësdo të rritet

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur bindjen se shumë shpejt e do të rritet numri i vendeve që do të njohin pavarësinë e Kosovës.

Kreu i qeverisë theksoi se gjithcka ëhstë duke u zhvilluar në drejtim të njohjeve të reja dhe forcimit të shtetit, ndërsa nënvizoi se në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit, Kosova do të prezantohet në mënyrë dinjitoze nga ministri i jashtëm Hyseni dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Procesi do të ecë vetëm përpara dhe do të ketë njohje të sigurta. Pra, procesi i pavarësisë së Kosovës, i konsolidimit dhe i njohjeve, do të njeh një fuqizim të ri gjithë ndërkombëtar”, u shpreh kryeministri Thaçi, pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Me iniciativë të Rusisë, të martën do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, e para e këtij lloji, që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, paraqiti mendimin këshillëdhënës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›