E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dokufest", nis festae filmit në Prizren

PRIZREN- Me video performancën e artistit Maksut Vezgishi, është hapur në Prizren mbrëmjen e së shtunës edicioni i 9-të i 'Doku Fest'-it. Për një javë rresht në kinematë e Prizrenit do të shfaqen 150 filma të përzgjedhur nga gjithsej 1300 që kishin aplikuar në Festival. Shumë artdashës, filmbërës, regjisorë të vendit e ndërkombëtarë u takuan mbrëmjen e së shtunës në kinemanë e hapur "Lumë-bardhi" në hapjen solemne të edicionit të nëntë të "Dokufest", Festivalit ndër-kombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, në Prizren. Pas performancës së artistit Maksut Vezgishi. "Un' jam send kombëtar", festivalin e shpalli të hapur Aliriza Arënliu, Drejtor i Përgjithshëm i "Dokufestit". Mbrëmja ka vijuar me shfaqjen e filmit "Info Eterniti" (Drejt përjetësisë) të regjisorit Michael Madsen. Në kinemanë "N'Lum", për të kujtuar veprën e aktorit Bekim Fehmiu, në orën 22:30 u shfaq filmi "Mbledhësit e puplave". Ndërsa kinemaja "n'Kala" u promovua me filmin "Welcome Evropa", të regjisorit Bruno Ulmer.
(GSH/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›