E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 64-vjecarivetëplagoset me armë

GJIROKASTëR- Vetëplagoset me armë zjarri një 64 vjecar në qytetin e Gjirokasrës si pasojë e konsumit të tepërt të pijes alkolike. Forcat e polcisë janë lajmëruar për plagosjen me armë të një shtetasi nga lagjia Manalat e Gjirokastrës. Me mbërritjen e efektivëve në vendngjarje është vërtetuar se 64-vjecari Besim Mamo është vetëplagosur me armë.

Fillimisht Mamo në gjendje të dehur, ka marrë armën e zjarrit automatike tip Kallashnikov, të cilën e mbante pa leje në banesë dhe pasi ka gjuajtur 3 herë në ajër në taracën e banesës ka zbritur në oborrin e shtëpisë ku është vetëplagosur me një plumb në pjesën e poshtme të nofullës.

Policia ka sekuestruar armën dhe 4 gëzhojat në vendngjarje, ndërsa 64-vjecari është dërguar me urgjencë me helikopter në drejtim të Spitalit Ushtarak të Tiranës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›