E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, pezullohet rikontruksioni i ish maternitetit

BERAT - Pas debateve të shumta,është pezulluar rikonstruksioni i godinës së ish-maternitetit në qytetin e Beratit. Mëngjesin e sotëm drejtues të inspektoriatit rajonal të ndërtimit dhe urbanistikës të mbështetur dhe nga forcat e policisë së rendit dhe ato bashkiake kanë ndërhyrë në ndërtesë për të ndërprerë punimet, duke nxjerrë jashtë saj edhe punonjësit. Kreu i këtij inspektoriati Bardhyl Buba i ka cilësuar si të jashtëligjshme punimet për ndërtimin e një universtitti privat nga biznesmeni dhe ish-kandidatit republikan në zgjedhjet e qershorit Astrit Veliaj.

“Po thyhet ligji. Pa plotësuar dokumentet marrin leje për të rikonstruktuar ndërtesën e maternitetit.“- tha Bardhyl Buba.

Nga ana tjetër pronari i tokës së ndërtesës së ish-maternitetit, sot një godinë e privatizuar në rikonsturksion e sipër me perspektivë për universitet privat tha se ky veprim po kthehet në politik dhe se cdo gjë është konform rregullave.

Debatet për maternitetin e vjetër nisën pas privatizimit të tij muaj më parë dhe nisjes së rikonstruksionit. Vetëm 3 ditë më parë deputeti socialist Erion Brace akuzoi qeverinë Berisha se qëndron pas procedurave, në interes të përfitimeve familjare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›