E Diel, 1 Nëntor 2026

Prostitucioni, “Nevada” vë në pranga 3 persona

TIRANE-Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër do të ndiqet në gjendje të lirë për veprat penale të “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, dhe për konsumim të veprës penale të “Prostitucionit”.
Zëdhënësja e Policisë të qarkut Tiranë bëri të ditur sot se dje në mesditë specialistët e seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, pranë Policisë së Tiranës, finalizuan operacionin e mirë organizuar të koduar “Nevada”, nga ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetasit, Alfred Bakia, 26 - vjec, lindur dhe banues në Krujë, Ç.Th, 22 - vjec, lindur në Lushnjë dhe banuese në Laprakë Tiranë dhe E.S, 16 - vjec, lindur dhe banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohen se në aksin rrugor Tiranë - Durrës, shtetaset e sipër cituara, siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit, në hotel “Nevada”, me administrator shtetasin Alfred Bakia.
Kurse shtetasja B.L, 25 – vjec, lindur e banuese në Tiranë do të ndiqet në hetim të lirë.
Operacioni për parandalimin e këtij fenomeni dhe kapjen e tyre, u zhvillua duke realizuar metodat speciale të hetimit, brenda një kohe tepër të shkurtër. Ndaj administratorit të këtij hoteli, u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “Mbajtjes së ambienteve për prostitucion”, ndërsa për shtetaset u mor masa e arrestit për konsumim të veprës penale të “Prostitucionit”.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shuma e parave e përfituar nga ky aktivitetert prej 40 000 lekësi dhe 4 telefona celularë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›