Berat plumb ne koke pronarit te supermarketit
Një pronar supermarketi në qytetin e Beratit është qëlluar me plumb në kokë në pronën e tij, dhe për shkak të gjendjes së rënduar është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak.
Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Clirim”, pranë Urës së re, dhe i plagosuri është Armando Koçilerja 25 vjec, banorë i Beratit.
Të njëjtat burime treguan se është identifikuar autori i këtij krimi dhe pritet arrestimi i tij , nderkohë që gjashtë persona janë shoqëruar në polici.
Një ditë më parë prona e Koçileres është sulmuar nga hajdutët të dhunshëm, dhe kjo ngjarje duket se ka lidhje me atentatin, pasi tregtari i ka njohur autorët dhe i ka denoncuar ata në polici.
Megjithatë kjo është një pistë e hetimit, thonë burime policore, nderkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.