E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe vret vellain per bagetite

Një 49 vjeçar nga Kallmeti i Lezhës është plagosur nga vëllai i tij dhe pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak të Tiranës. Menjëherë pas ngjarjes autori është arrestuar nga policia e Lezhës së bashku me armën e krimit. Pjetër Marku është qëlluar me plumba automatiku në pronën e vëllait të tij Gjin Marku, i cili është edhe autor i ngjarjes. Krimi ka ndodhur pas një debati mes dy vëllezërve, për shkak se viktima kishte futur bagëtinë pë kullotë në tokën e autorit të vrasjes Gjin Marku. Ky i fundit kishte vetëm 3 ditë që ishte kthyer nga Italia, dhe mëngjesin e së enjtes ka gjetur vëllain, duke i kullotur tokën e tij. Ata kanë debatuar mes tyre dhe më pas Gjin Marku është kthyer në shtepi, ku ka marrë armën dhe e ka shkrepu mbi vëllain, duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›