E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier kapet me droge oficeri i Policise

Një oficer policie, punonjës i komisariattit të policisë numër 3 në kryeqytet është arrestuar nga uniformat blu të Fierit. Shkak për këtë arrestim është bërë një kontroll rutineë për mjete me xhama të zinj në Qafën e Kushovicës.
Në mjetin që udhëtonte punonjësi i policisë Erzen Rama 22 vjeç, tip Peugeot me targa të huaja dhe me xhama të zinj, u gjetën dy pako mariuane të mbështjella me letër natriban, 1 pistoletë TT dhe 2 krëhëra me 14 fishekë.
Menjëherë është kryer arrestimi i drejtuesit të automjetit dhe personit që e shoqëronte Hysni Hajdaraj 21 vjeç banues në Tropojë.
Sasia mariuanës e gjetur në automjet rreth 2.5 kg është sekuestruar në cilësine e provave materialë se bashku me pistoletën, fishekët dhe 3 telefona celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›