Berat, policia: Në 2010 u rrit zbulueshmëria
BERAT - Rritet ne 7.5 per qind zbulueshmeria e veprave penale te ndodhura gjate ketij viti ne qarkun e Beratit. Shifra u be e njohur gjate analizes se djeshme te Drejtorise se Policise se Beratit, nga ku u theksuan dhe prioritetet per vitin 2011: lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, mbajtja nen kontroll e situates kriminale, si dhe zbardhja e krimeve te vjetra. Qe nga fillimi i vitit jane konstatuar dhe evidentuar 561 vepra penale, duke u zbuluar nga policia 508 prej tyre (91%) dhe arrestuar 178 persona. Sipas drejtorit te policise se qarkut Berat, kryekomisari Altin Qato, mesohet se gjate vitit 2010 eshte bere nje vleresim i mire i te gjitha informacioneve te ardhura dhe te regjistruara. “Nga ana e strukturave te kesaj drejtorie jane vleresuar shume dhe analizuar kallezimet e telefonatat e marra, duke reaguar menjehere si ne dhenien e ndihmes komunitetit, ashtu dhe ne zgjidhjen e konflikteve te ndodhura”, u shpreh Qato.