Ramiz Alia: Studentët thyen xhamat e makinës së Skënder Gjinushit
(Vijon nga dje)
Ramiz Alia: Pikerisht, ate qe thashe une, duhet stabiliteti.
Ardian Petrollari: Po çfare kemi bere deri tashi, ndoshta po ju kerkoj llogari per kete pune.
Ramiz Alia: Jo, jo (qesh). Pyetja eshte e qarte. Beme ligjet juridike qe t'i japim garanci kapitalit te huaj, qe ne Shqiperi mund te investoje dhe kapitali i tij eshte i siguruar nga shteti. Kjo eshte garancia me e madhe. E
dyta, neve beme ligjin qe investitori i huaj ka te drejte te investoje dhe te nxjerre fitime, te cilat mund t'i transferoje ne nje banke tjeter. Keto jane garancite qe ne i kemi dhene kapitalit te huaj per kete çeshtje. Tashti, nga pikepamja e stabilitetit politik, ne mendojme qe stabiliteti politik ne Shqiperi ekziston. Stabilitetin politik ne Shqiperi e kemi ne dore ne.
Salla: Kush ne?
Ramiz Alia: Shiko duart, te tere.
Salla: Populli?
Ramiz Alia: Te tere, tere populli. Stabilitetin politik e keni ne dore juve, te udhehequr pa dyshim nga shteti, nga Partia, (Ketu ka nderhyrje nga salla, Adrian Petrollari shton: ose nga partite e tjera) nga te gjitha organizmat e ndryshme qe luftojne dhe punojne per Shqiperine, per pavaresine, per lirine, per socializem. Shikoni, mos harroni, kupton, qe stabilitetin e kemi ne ne dore. Ne qofte se do te krijohen artrite, perplasje, situata te pedeshiruara, nuk ka stabilitet. Nuk ka stabilitet, s'ka garanci, s'ka garanci, gjendja nuk rregullohet.
Ardian Petrollari: Po, nji minut tashi.
Ramiz Alia: Une jua shpjegova qe ne fillim, pse ndodhin situata te tilla.
Ardian Petrollari: Ne ligjin per investimet mund te gjesh dy pika te dobeta. Ne radhe te pare, nuk sanksionohet pronesia mbi token, sepse pronesia mbi token nuk theksohet qe hiqet monopoli i shtetit, sepse perseri monopoli i shtetit ekziston.
Ramiz Alia: Nuk ka te beje fare. Jepet me qera, nuk shitet toka. Ju doni ta shesim Shqiperine?
Salla: Jo, jo, jo.
Ramiz Alia: Atehere, si ta shesim token?
Ardian Petrollari: Ka kontrate per kete pune, ka kontrate per kete pune.
Ramiz Alia: Ta japesh me qera po, por jo ta shesesh. Me qera eshte.
Ardian Petrollari: Pikerisht, per kete pune jane larguar investitoret e huaj
Ramiz Alia: Kush te tha qe jane larguar, kush?
Ardian Petrollari: Jane larguar, jane larguar. Ështe larguar...
Ramiz Alia: Degjoni djema, juve jeni shume keq te informuar. Asnje firme e huaj nuk eshte larguar, se nuk i eshte dhene toke me qera. Meqe juve thoni se jeni ne dijeni dhe qe ta pergenjeshtroj kete pune, po ju them. Me nje firme gjermane eshte filluar nje marreveshje, hala nuk ka perfunduar. Marreveshja paraprake ka filluar, tashti ne fund te ketij muaji do vijne per ta firmuar kupton, lidhur me kerkimet e naftes ne det. D.m.th, ne japim, bashkepunojme me te me qira per shfrytezimin e naftes ne det.
Arben Imami: Suksese atehere.
Ramiz Alia: Suksese te gjitheve, po prandaj varet situata qe duhet te krijojme ne. Ky eshte problemi.
Azem Hajdari: Keto pika qe kemi bere ne, studentet kerkojne qe t'u japim sqarime per çdo pike. Une kam vetem nje pyetje.
Ramiz Alia: Bejeni pyetjen.
Azem Hajdari: Neve flasim per subjekte elektorale dhe kur flasim per subjekte elektorale, partia si do te shkoje ne keto subjekte elektorale, e barabarte?
Ramiz Alia: E barabarte me te gjithe, eshte thene ne ligj. S'e keni lexuar ligjin?
Azem Hajdari: Kur?
Ramiz Alia: Ne ligj thuhet se jane elemente te barabarta elektorale te gjithe pjesemarresit ne zgjedhje.
Arben Imami: Shoku Ramiz, ne do te shkojme atje.
Ramiz Alia: Shkoni.
Arben Imami: Te mos zgjatemi, se nuk ia vlen te zgjatemi. Perfundimisht, jeni dakord me keto pika, sepse neve na ka ardhur fjala qe mbreme, se ju jeni dakord me keto pika. P.sh., fjala vjen per problemin e lirise se shtypit, per problemin e dhunes, qe keta qe jane ketu dhe nje pjese e atyre qe jane atje, te mos preken? (nderhyrje nga salla: te mos preken)
Ramiz Alia: Mos kini merak, nuk do te preken, mos kini merak. Vetem degjo ketu, si president do te them nje gje, ta kini parasysh juve, jo vetem studentet, por dhe te gjithe qytetaret tane, duke perfshire ketu edhe te gjitha organet tona shteterore dhe organizmat e ndryshme shteterore. Secili duhet te zbatoje ligjet. Flasim per shtet ligjor, ahere te tere edhe organizmat e ndryshme shteterore, te tere, edhe organizmat shteterore, edhe studentet edhe rinia, edhe fshataret edhe punetoret, edhe nepunesit duhet t'i nenshtrohen ligjit. Ne qofte se lidhur edhe me ate qe thoni ju, policia ka kapercyer kompetencat e veta, ndaj policeve qe kane kapercyer keto kompetenca do te merren masa. (reagon salla: Kane shume kompetenca). Prit, prit, prit. Por nese ndokush vepron kunder ligjit, edhe ndaj tij vepron shteti ligjor. Me thane se ne nje depo ishte vjedhur nje arke me granata.
Tefalin Malshyti: Le te denohet si hajdut ai.
Ramiz Alia: Prit, prit, prit. Kujt i duhen granatat.
Azem Hajdari: Neve nuk na duhen
Ramiz Alia: Prandaj ligji (reagon salla). Ai eshte zene, jo tek ju, jo tek ju. Une e kam fjalen, nuk e thashe per juve, qe fajtori eshte gjendur dhe ai do te pergjigjet para ligjit. Kupton, çdo njeri qe bie ne kundershtim me ligjin duhet te pergjigjet para ligjit. Prandaj...
Salla: Me kete jemi shume dakord.
Ramiz Alia: Shume dakord. Prandaj çdo njeri duhet te paraqitet para ligjit. Ka ligje, qe çdo njeri duhet t'i respektoje. Tashi, nga ato ndodhite qe keni ju atje, ka raste qe edhe ju nuk i kini respektu ligjet. Une shokeve tuaj, ate nate, ti e mban mend eee?
Arben Lika: Po, e mbaj mend. Isha edhe une ate nate.
Ramiz Alia: Ju thashe edhe ate nate, kini kujdes, kini kujdes se ka ligje mbi grumbullimin. Polici eshte polic. Ai ka nje ligj dhe te thote ndal, ndal, ndal. E shtyjne, e shtyjne, e shtyjne, kur e qellon edhe me gure, kur thyhen edhe xhamet, ju i thyhet edhe xhamet makines se ketij (tregon nga Skender Gjinushi), (reagon salla). Degjoni, degjoni, une po flas hapur me juve, une dua te jem i sinqerte me juve deri ne fund, doni juve te jeni te sinqerte me mua?
Arben Lika: Patjeter, patjeter.
Ramiz Alia: Çeshtja eshte qe une ju ftoj te tereve, qe ligjin te tere duhet ta zbatojme me korrektesi. Ne radhe te pare i drejtohem organeve te policise, organeve shteterore, te cilet jane te ngarkuara me zbatu dhe respektu ligjet, ashtu siç i drejtohem edhe qytetareve, duke perfshire ketu edhe rinine. Respektimi i ligjeve me korrektesi. Ne menyre te respektuar, pikerisht ne ate qe ne e quajme rruge demokratike. Prandaj te gjithe duhet te zbatojme ligjet. Me tha dikush pse nuk merr masa ti, shoku Ramiz? Une i thashe po pse, diktator do te me besh ti mua?
Salla: Kush ishte? E mban mend?
Ramiz Alia: E mbaj mend, si nuk e mbaj. Ishte njeri i mire. Ishte njeri shume i mire dhe une e respektoj ate, e tha me shaka, ishte shume i mire. (nga salla: ka qene i keqinformuar) Edhe une i thashe mos me kerko se une diktator nuk behem, une do zbatoj ligjet. (Salla duartroket)
Ramiz Alia: Edhe une qe jam ngarkuar nga populli, nga shteti, nga partia nga qeveria, nga te gjithe masat me kete post qe kam, jam per ate qe te mbroj ligjet dhe te mbrohen dhe te respektohen. Te gjithe i respektojme, duke filluar qe nga une dhe deri tek njeriu i fundit.
Zef Brozi: Shoku Ramiz, kam bere nje studim mbi kulturen juridike te rinise studentore, shkollore etj. Ështe problem i madh, mbarekombetar. Qe nga edukata juridike neve jemi shume te manget. Edhe kjo bisede eshte nje deshmi e gjalle e kesaj qe po them une. Sepse studente, te mos njohin disa nene te Kushtetutes baze, disa gjera nuk duhet.
Ramiz Alia: E po, nuk jane te gjithe te drejtesise ketu.
Zef Brozi: Prandaj ne kemi sugjeruar qe ne te tera fakultetet te futet nje lende me njohuri kryesore juridike (Ramiz Alia: Bobo, i ngarkove, i fike fare).
Ramiz Alia: Une mendoj te ikim tashti. Prit, prit. (reagime nga salla) Nje minute, nje minute. Dale se nuk kam mbaruar. Çeshtja eshte qe ligjet duhet t'i kemi parasysh te tere. Shifni thashe rregullat dhe ligjet se duhet t'i zbatojme ndryshe kupton, se ligji dhe rregulli vepron kunder secilit. (reagon salla). Ti je student dhe po nuk shkove tre dite ne shkolle perjashtohesh nga shkolla. Kete kijeni parasysh. (reagon salla). Punetori eshte punetor dhe punetori po nuk shkoi ne fabrike, i pritet rroga. Shiko, edhe kur nuk shkojne te gjithe rroga nuk do i paguhet, per kete te jesh i bindur. Prandaj, duhet te kemi parasysh se nese flasim per çeshtjet e respektimit te ligjit, une jau thashe mendimin, jua them, jua perseris prape, qe ta degjoni. Une kerkoj nga te gjithe po jua perseris, duke filluar qe nga organet shteterore, nga organet e policise dhe nga te gjitha organet e ndryshme, edhe nga qytetaret, te zbatojne ligjin. Edhe nga ana e studenteve, edhe nga ana e qytetareve, te tere duhet te zbatojne ligjin, kete mos e harroni. Se keto çeshtje nuk mundet te...
Azem Hajdari: Ne kemi ardh ketu si perfaqesues te studenteve dhe ne do i çojme atyre ate qe do na thuash ti, se ne tek ty kemi besim. Tani lind problemi ketu. Problemi eshte se per keto pika te kerkesave tona, qe studentet i kane parashtruar, te cila pike nuk i realizohet studenteve. Cila pike eshte e parealizueshme?
Arben Lika: Tashi, lidhur me piken e dyte...
Ramiz Alia: Dale, dale, se i kam ketu. Une mendoj se ne keto çeshtje themelore qe ju intereson juve, qe i intereson rinise, qe na intereson te tereve, eshte çeshtja e kerkeses se pluralizmit. Kjo eshte politikja.
Azem Hajdari: Kjo eshte.
Ramiz Alia: Kjo çeshtje, une mendimin tim ua thashe dhe besoj se te tere jeni te qarte ne kete pune. Tashi te botohen karta e OKB-se, karta e kesaj, karta e asaj, te gjitha keto gjera ne do i bejme, se i kemi ne mend edhe vete, pa na i thene juve kete, qe do t'i botonim edhe keto dokumenta. Mos u shqetesoni, se nuk do ju japin gje, ndonje pasuri te madhe, kuptoni.
Salla: Keshtu na eshte thene, ne do i botojme, do t'i bejme dhe prape...
Ramiz Alia: E shikon sa i painformuar qe je ti. Nuk eshte faji..
Azem Hajdari: Ne kemi folur per shtypin shoku Ramiz (reagime nga salla)
Ramiz Alia: Shiko, mos hapni te tilla tema se keto gjera... (reagime nga salla)
Azem Hajdari: Nje kerkese e jona eshte edhe shtypi.
Ramiz Alia: Problemi i shtypit eshte juve thoni do bejme gazete, bejeni gazeten.
Arben lmami: Ta bejme gazeten?
Ramiz Alia: Bejeni, por thashe zbatoni ligjet, per te miren e vendit, shoqerise dhe Shqiperise.
Azem Hajdari: Neve, te sigurojme edhe ty, se ketu eshte ndjenja kombetare. Jemi bijte e popullit dhe ne jemi me ju per reforma demokratike dhe nuk ka asnji gja te manipulume ketu. Jemi ne dhe jam i bindur une, bashke e keta shoke qe nuk na impliko kush. (nderhyn Ramiz Alia: dakort, dakort) Ne do ecim vetem ne kete rruge, bashke me ju dhe dialogu ka vetem kete qellim, qe ne te ecim ne kete drejtim te caktuar. Ata qe do mundohen me na manipulue, nuk do e arrijne qellimin. Prandaj kerkesat tona, keto kerkesa qe kemi parashtru, duan edhe ndihmen tuaj.
Arben lmami: Duam edhe ndihmen tuaj si president.
Ramiz Alia: Shiko ,ndihmen time, nese e doni me degjoni, me degjoni. Ndihma ime do te jete pa rezerva, nese ju viheni ne pune, d.m.th do te shkoni ne shkolle, t'i jepni fund edhe atyre situatave qe krijohen, pasi te jeni te bindur se tjeterkush, jo ju, mundet dhe kerkon t'i shfrytezoje per qellime te tjera. Juve mos jepni argument per kete, prandaj ndiqni mesimet, shkoni ne shkolle, vazhdoni punoni per kete organizate qe doni ju, perpunoni ate program qe keni per te perpunuar, perpunoni programet qe doni ju, kupton. Ne qofte se doni te bashkepunoni me Organizaten e Rinise, lidhur me çeshtjen qe ju intereson per nxjerrjen e deputeteve, s'ka rendesi, ne qofte se doni, ne qofte se s'doni, mos bashkoheni.
Azem Hajdari: Nuk mund te bashkohemi, se Organizata e Rinise eshte rryp transmisioni, eshte rryp transmisioni Organizata e Rinise. Vetem Altin Goxhi ka hy atje.
Ramiz Alia: Nuk ka rendesi hiç, se ndoshta mund te bini dakord, s'ka rendesi.
Azem Hajdari: Kjo eshte nje nga problemet tona kryesore. (nderhyrje nga salla: kjo nuk ka rendesi fare).
Ramiz Alia: Juve shkoni, filloni punen ne mesim, shkoni ne shkolle duke mesuar, punoni per keto qe doni, krijoni ato qe doni, programin tuaj, zbatoni ato, kerkoni ligjet, te drejten ne Ministrine e Drejtesise, te gjitha dhe punoni normalisht. (nderhyrje nga salla: shkolla) Por mos kerkoni te futemi ne disa rruge, te cilat evitojne realizimin, pikerisht te ketij qellimi qe kemi te tere bashke. Tani, ne qofte se do te vazhdoje kjo situate keshtu, duhet te keni kujdes, se kjo nuk eshte ne favor. Kjo situate nuk eshte ne favor.
Azem Hajdari: Kjo situate ka si faktor disa shkaqe.
Ramiz Alia: Tashti, te mos shikojme shkaqet...
Azem Hajdari: Kjo situate eshte ne dore. Ti dhe ne e kemi ne dore kete situate.
Ramiz Alia: Une e ti e mbaruam, une me ju mbaruam. Juve tashti duhet te shkoni.
(Vijon neser)