E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet pas krimit 38-vjeçari

BULQIZE - Vetem pak ore pas vrasjes se 40-vjeçarit Skender Cakoni, autori i vetem i ngjarjes, Allaman Isaku ka rrefyer para oficereve te policise detajet e ngjarjes se rende. Thelbi i pohimeve te 38-vjeçarit ka qene se ai nuk ka duruar dhunimin qe i eshte bere vellait te tij, me profesion mesues, nga ana e Cakonit dhe dy punonjesve te tjere te firmes se hidrocentralit lokal. “Kam qene ne nje nga lokalet e qytetit. Po pija kafe me bashkemoshatare te mi. Rreth ores 16:30 me njoftuan se jashte po me rrihnin vellain. Mbeta i shtangur kur pashe vellain te shtrire perdhe, i rrahur keq. Pasi e kuptova kush ishin autoret, nisa t’i godas me grushte, mirepo ata ishin tre veta, prandaj mora pistoleten. Gjate gjithe kohes, Skender Cakoni shante e kercenonte. Sapo vajta me arme, ai iku. E ndoqa dhe e qellova. Kur e kam pare te rrezuar pertoke, jam larguar ne drejtim te shtepise dhe kam pritur ardhjen e forcave te policise”, eshte shprehur Isaku. Thuhet se Isaku ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pas sherrit qe Cakoni dhe dy persona te tjere kane pasur me vellain e tij, por pa e ditur motivin. Mesohet gjithashtu se ai ka shprehur pendesen e tij per vrasjen e babait te dy femijeve, djale i vetem i familjes Cakoni.    h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›