E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, prezantohet ekspertja e UNESCO, Volovitc

Prezantohet ekspertja për programet e përbashkëta PNUD dhe UNESKO për zonat historike kulturore të Beratit. Anjezka Volovitc mbikqyr porgramet në kuadër të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave historike-muzeale të Beratit. 

BERAT- Prezantohet ekspertja për programet e përbashkëta PNUD dhe UNESKO për zonat historike kulturore të qytetit të Beratit. Anjezka Volovitc mbikqyr nga afër porgramet në kuadër të ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave historike-muzeale të Beratit, i cili prej mëse 1 viti është pjesë e listës së trashgimisë ndërkombëtare të UNESKO-s.
Gjatë prezantimit në bashkinë e qytetit, kreu i këtij insitutcioni Fadil Nusufi prezantoi dhe projektet e realizuara deri më sot dhe ato që pritet të përmbushen.
Brenda 1 viti ,sipas Nusufit rezultat kanë qënë të mira, pasi ka një zhvillim të unfrastrukturës së Beratit, për pasojë zhvillim të turizmit. Madje kreu i bashkisë së këtij qyteti përmendi këtu dhe faktin se jehona në përfshirjen e Beratit në listën e UNESCO-s ka ndikuar dhe diplomacinë e huaj, e cila është kthyer në një vizitore të rregullt të qytetit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›